Bloggerja e famshme italiane Chiara Ferragni së fundmi ka përfunduar dokumentarin mbi jetën e saj, rrugëtimin si nisi gjithçka 10 vite më parë dhe eksperiencat që ka kaluar. Ajo shprehet se nuk ka ditur si ta presë publikimin e tij, nëse duhet të ndihej e frikësuar, por padyshim është një nga arritjet e saj më të mëdha. Në një postim në Instagram, ajo tregon se e ka patur shumë të veshtire të shprehet për jetën e saj në detaje dhe ka qenë rrugëtimi më sfidues dhe domethënës që ka patur deri më tani.
Chiara e përmbyll postimin me fjalë inkurajuese për të gjithë ndjekësit e saj duke thënë: “Uroj që ky dokumentar t’ju frymëzojë të ndiqni ëndërrat tuaja, të besoni tek vetja dhe mos të lejoni askënd t’ju bindë për të kundertën”.
Chiara prezantoi ditën e djeshme, projektin e saj në festivalin e filmit në Venecia dhe pritet të ketë feedback pozitiv nga shikuesit dhe ndjekësit e punës së saj.
https://www.instagram.com/p/B16Kyjqo98J/?igshid=ut5lssgvkr5d