Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Gisele Bündchen rikthehet në tapetin e kuq dhe zbulon për herë të parë unazën e martesës 14/03/2026
Doli lista, ja cilët janë milionerët e Hollivudit! 14/03/2026
Kate Middleton ringjalli (sërish) elegancën e princeshë Dianës! 14/03/2026
Në paraburgim për 30 ditë, Gjesti në gjendje të rënduar: Jam në ankth, kërkoj falje! 14/03/2026
7 shenja që ai nuk është gati për një lidhje të vërtetë! 14/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

“8 muaj kriza ankthi dhe paniku”, Lori Hoxha rrëfen momentet e errëta kur vizitohej se mund të kishte kancer

09/09/2019
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
VIP-at që u larguan nga Shqipëria gjatë 2018-tës

Pas motrës së saj, Sarës e cila foli hapur për depresionin para lindjes, edhe Lori Hoxha ka rrëfyer betejën e saj me sulmet e panikut dhe ankthit. E sinqertë në çdo fjalë të saj, Lori ka treguar rrugën e vështirë të kësaj gjendje mendore, e cila të paralizon përditshmërinë dhe të bën të mendosh gjërat më të këqija.





Nëpërmjet “Ask Me” në Instagram, ajo ka vendosur që t’u përgjigjet të gjitha pyetjeve lidhur me periudhën më të errët të jetës së saj, atë kur çdo ditë kalonte kriza ankthi dhe paniku. Lori rrëfen se gjithçka nisi në vitin 2012 kur ajo ishte në një sallon bukurie dhe papritur ju duk se po pësonte një sulm në zemër. “Në vitin 2012 isha tek parukierja dhe mendova se po pësoja një sulm në zemër dhe shkova menjëherë në spital. Akush nuk më tha që kisha thjesht një sulm paniku, por pas shumë muajsh vizitash për 8 muaj të mirë, ku mezi dilja nga shtëpia, lashë shkollën, besoja se kisha ndonjë sëmundje të rrallë të cilën mjekët nuk po e gjenin dot. Derisa një ditë duke kërkuar në Google për disa nga simptomat e mia, gjeta forume për ankthin dhe panikun dhe pashë veten time. Pas asaj të paktën e di çfarë kam dhe kam pasur periudha të herëpashershme kur ankthi ikën e vjen”, shkruan Lori.


 

Duke ju përgjigjur pyetjeve të ndjekësve të saj, Lori tregoi se përveç gjendjes së shkatërruar emocionale, ajo kishte edhe dhimbje të vërteta fizike. Madje simpomat që i shfaqeshin çdo ditë, e kishin bërë të mendonte se vuante nga kanceri apo tumori në tru.

“Po çmendesha. Më dukej e pabesueshme se si ankthi mund të më shkaktonte dhimbje të tilla. Sa herë që më shfaqej një simptomë e re, mendoja se çështja ime ishte më serioze se kaq. Kisha probleme me frymëmarrjen, dridhje, shikim të turbull, dhimbje koke, marrje mendsh, kisha shumë ftohtë ose tepër vapë, dhe 100 simptoma të tjera, të cilat arritën në një pikë që më bënë të mendoja se isha me sklerozë, kancer apo tumor në tru”, rrëfen më tej ajo.

 

Më tej Lori ka treguar se ajo nuk ka marrë mjekime, pasi ka dashur ta menaxhojë vetë gjithë situatën edhe pse ka mbajtur me vete ilaçe për çdo krizë të mundshme. Ajo thotë se vera e vjetshme dhe ajo e vitit 2012 kanë qenë më të këqijat, ndërsa ju bëri thirrje të gjithë personave që po kalojnë të njëjtën gjë, të komunikojnë me personat e dashur, pasi kjo gjë do t’i ndihmojë shumë. Por ka pasur edhe nga ata komentues që i kanë thënë se jeta e saj duket perfekte, duke u habitur si mundet ajo të ketë probleme të tilla.

Lori thotë se fotot që mund të postojë nuk tregojnë asgjë në lidhje me atë që po kalon. “Ankthi nuk zgjedh. Askush s’ka jetë perfekte”, thotë Lori teksa sugjeron që në raste të ankthit njerëzit të fokusohen tek gjërat e mira, të shihni një film, një serial si Friends, të shkoni në palestër, të meditoni apo të shkarkoni aplikacione të ndryshme vetë-motivuese. Të gjitha këto mund t’ju vijnë në ndihmë./revistawho.com

Tags: ankthidepresionkancerlori hoxhaPANIKsemundje
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Gisele Bündchen rikthehet në tapetin e kuq dhe zbulon për herë të parë unazën e martesës
Breaking News

Gisele Bündchen rikthehet në tapetin e kuq dhe zbulon për herë të parë unazën e martesës

14/03/2026
Doli lista, ja cilët janë milionerët e Hollivudit!
Breaking News

Doli lista, ja cilët janë milionerët e Hollivudit!

14/03/2026
Kate Middleton ringjalli (sërish) elegancën e princeshë Dianës!
Breaking News

Kate Middleton ringjalli (sërish) elegancën e princeshë Dianës!

14/03/2026
Në paraburgim për 30 ditë, Gjesti në gjendje të rënduar: Jam në ankth, kërkoj falje!
Breaking News

Në paraburgim për 30 ditë, Gjesti në gjendje të rënduar: Jam në ankth, kërkoj falje!

14/03/2026
Adrola flet për lidhjen me Capital T: Më pëlqen privatësia, ky Shën Valentin ishte surprizë!
Breaking News

Adrola flet për lidhjen me Capital T: Më pëlqen privatësia, ky Shën Valentin ishte surprizë!

14/03/2026
17 vjet diferencë me partneren, Blero flet hapur: Mashkulli duhet të jetë…
Breaking News

17 vjet diferencë me partneren, Blero flet hapur: Mashkulli duhet të jetë…

14/03/2026
Next Post
Loredana dhe Mozzik më ndryshe se kurrë, së shpejti një këngë për jetën e tyre

Mozzik zbulon pamjen e gruas më të rëndësishme në jetën e tij








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera