Reperja më e dashur për publikun shqiptar,Tayna, kohët e fundit ka zbuluar projekte muzikore, shumë nga të cilat kanë qenë bashkëpunime me emra nga më të njohur. Zhaneri që ajo fokusohet gjithmonë është kryesisht rap-i, por na ka befasuar dhe me projekte të cilat kanë qenë balada.
Në një postim të saj të fundit në Instagram, reperja ka zbuluar se na pret një baladë e re pas suksesit të këngës “Doruntina” një vit më parë.
Këngëtarja i ka lënë të gjithë në pritje duke thënë: “Ju e dini cfarë kohe është tani”. Kënga e fundit e Taynës ishte në bashkëpunim me Dafina Zeqirin. “Bye bye” u prit mjaft mirë dhe numëron miliona klikime në ‘Youtube’.