Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Blero thotë “po” për herë të tretë! 12/01/2026
“A do martohet më 12 gusht?”/ Megi Pojani ndërpret intervistën: Nuk duhej ta thoja këtë! 12/01/2026
Bia bën disa herë magji në BBVK? Ja të gjitha rastet që ndezën rrjetin 12/01/2026
Zarf i zi në shtëpi, Keijsi thyen rregullat e Vëllait të Madh 12/01/2026
Nicola Peltz drastike ndaj familjes Beckham, fshin çdo gjurmë të tyre në rrjetet sociale! 12/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Punonjësit e ALBtelecom vijojnë përkushtimin ndaj fëmijëve talasemikë duke dhuruar gjak

12/09/2019
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Punonjësit e ALBtelecom vijojnë përkushtimin ndaj fëmijëve talasemikë duke dhuruar gjak

ALBtelecom prej disa vitesh është shumë aktiv për çështjet sociale me ndjeshmëri të lartë, të cilat kërkojnë vëmendje të veçantë. Duke vijuar përkushtimin ndaj kauzës së fëmijëve që vuajnë nga talasemia, për të katërtin vit radhazi ALBtelecom organizoi pranë zyrave qendrore një fushatë sensibilizmi dhe dhurimi gjaku, duke respektuar të gjitha kushtet shëndetësore për vullnetarët dhurues nën kujdesin e mjekëve specialistë, në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Shqiptar.





Në këtë nismë disa vjeçare tashmë, dhe të kthyer në një nga shtyllat kryesore të përgjegjësisë sociale të ALBtelecom synohet që të krijojë një impakt e bashkëpunim më të gjerë me partnerë të tjerë që duan t’i bashkangjiten kësaj kauze.


ALBtelecom, nëpërmjet përfaqësuesve të saj u shpreh se dhurimi i gjakut është bazik dhe jetik për të prekurit nga sëmundja e talasemisë, të cilat kanë varësi të vazhdueshme për gjak.

Duke cituar burimet zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë, Shqipëria ka 10,7 dhurime për 1000 banorë, por nevojat janë për 20 dhurime për 1000 banorë, për të plotësuar kërkesat. Pra jemi 2 herë më pak se niveli i nevojshëm i dhurimit të gjakut. Referuar kësaj statistike, qëllimi i ALBtelecom është të promovojë këtë kauzë për të realizuar sasinë e nevojshme të dhurimit të gjakut çdo vit.

Nevojat për dhurim gjaku mbeten më të larta në zonat e Lushnjes dhe Fierit. Në Shqipëri janë  rreth 600 fëmijë talasemikë, të cilët kanë nevoja jetike për gjak për të bërë një jetë sa më normale si të gjithë fëmjët e tjerë. Çdo fëmijë talasemik ka nevojë për të marrë gjak çdo dy javë.

Kësaj nisme të organizuar në ambientet e zyrave qendrore të ALBtelecom, iu bashkuan vullnetarisht punonjës të shumtë, me dëshirën për ta bërë jo thjesht një ditë bamirësie në vit, por një veprim qytetarie në të mirë të komuniteteve margjinale.

Përmes këtij kontributi, punonjësit e ALBtelecom mobilizohen për të lehtësuar përpjekjet e të gjithë atyre të sëmurëve që luftojnë për jetën, pasi çdokush mund të shpëtojë jetë duke dhuruar gjak. /revistawho.com

 

Tags: Albtelecomdhurim gjakufemijet talasemikepunonjesit
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Blero thotë “po” për herë të tretë!
Breaking News

Blero thotë “po” për herë të tretë!

12/01/2026
“A do martohet më 12 gusht?”/ Megi Pojani ndërpret intervistën: Nuk duhej ta thoja këtë!
Breaking News

“A do martohet më 12 gusht?”/ Megi Pojani ndërpret intervistën: Nuk duhej ta thoja këtë!

12/01/2026
Bia bën disa herë magji në BBVK? Ja të gjitha rastet që ndezën rrjetin
Breaking News

Bia bën disa herë magji në BBVK? Ja të gjitha rastet që ndezën rrjetin

12/01/2026
Zarf i zi në shtëpi, Keijsi thyen rregullat e Vëllait të Madh
Breaking News

Zarf i zi në shtëpi, Keijsi thyen rregullat e Vëllait të Madh

12/01/2026
Nicola Peltz drastike ndaj familjes Beckham, fshin çdo gjurmë të tyre në rrjetet sociale!
Breaking News

Nicola Peltz drastike ndaj familjes Beckham, fshin çdo gjurmë të tyre në rrjetet sociale!

12/01/2026
Golden Globes 2026: Lista e plotë e fituesve
Breaking News

Golden Globes 2026: Lista e plotë e fituesve

12/01/2026
Next Post
76 vjeç, por Mike Jagger nuk heq dorë nga takimet me femrat e reja

76 vjeç, por Mike Jagger nuk heq dorë nga takimet me femrat e reja








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera