Aktorja hollivudiane Eva Mendes së fundmi është shprehur për jeten e saj familjare me Ryan Gosling dhe 2 vajzat e tyre Esmeralda dhe Amanda.
“Është e bukur, argëtuese por edhe një çmenduri. Sigurisht, është e vështirë, por vjen ai momenti në ditë kur vjen fundi dhe i vendos në gjumë, unë dhe Ryan shohim njëri-tjetrin në sy dhe themi ‘Ja dolëm'”. Aktorja shprehet se ndihet shumë e lumtur dhe mirënjohëse që ka mundësinë të shkoj në shtëpi te ta.
Kujtojmë se Eva dhe Ryan kanë rënë në dashuri në setin e filmit ku luanin së bashku, në vitin 2011 dhe pas lindjes së vajzave u larguan nga sytë mediatikë për një kohë relativisht të gjatë.