Delinda Disha, një prej aktoreve të spektaklit “Portokalli” ka vendosur të largohet pas 4 vitesh. Lajmi u bë publik kohët e fundit nga moderatori Turjan Hysko nëpërmjet një postimi në Instagram ku zbuloi se aktorja i ishte bashkuar kastit të “Klanifornia Show” në “Tv Klan”. Së fundmi, Salsano Rrapi ka reaguar ndaj largimit të aktores. Gjatë një interviste në programin “Rreze Dielli” ai tregon se largimi i saj është bërë fshehurazi. “Ishte pak çudi sepse ajo iku si me thënë fshehurazi. Mbasi bëmë turneun e “Portokallisë” vetëm kur i kishte thënë regjisorit që po largohej”, u shpreh Salsano. Kujtojmë se shumë shpejt të dy programet e humorit do të nisin transmetimin çdo të dielë, në të njëjtin orar.