Modelja shqiptare ka bërë realitet ëndërrën e shumë vajzave të tjera. Sihana Shalaj nga Prishtina ka sfiluar për një nga markat më të mëdha në botë, duke surprizuar kështu çdo modele tjetër. Sihana ka sfiluar në pasarelat e ‘Pradës’ këtë javë në “Milano Fashion Week” së bashku me modelet më të njohura si Gigi Hadid, Bella Hadid, Kendall Jenner për koleksionin e Pradës pranverë-verë 2020. Modelja madje ka nënshkruar kontratë me markën dhe pritet ta shohim në shumë sfilata të tjera në të ardhmen.