‘Selfie-t’ janë bërë dita ditës edhe më virale. Në shumicën e kohës personazhet VIP, por dhe gjithë individët e tjerë zgjedhin të publikojnë një foto të shkrepur nga dora e tyre në rrjetet sociale.
Por si ka qenë një ‘selfie’ në vitet ‘90? Këtë e ka zbuluar këngëtari i njohur për publikun, Alban Skënderaj. Ai ka ndarë me të gjithë fansat një foto të vetën ku dallohet se është përpjekur të bëjë një ‘selfie’.
“Kështu dilnin ‘selfie-t’ në vitin ‘90”, ka shkruar Skënderaj krah fotos së tij rreth 30 vite më parë, bashkangjitur me disa emoji të qeshurash. Menjëherë pas këtij momenti edhe fansat kanë nisur të lënë komentet e tyre, duke treguar se kanë qeshur bashkë me Albanin.
Kujtojmë se në vetëm pak ditë, artisti pritet të sjellë recitalin e tij të radhës të mbajtur në Tiranë./revistawho.com