Sezoni i ri televiziv riktheu edhe njëherë në ekran emisionet më të dashura për shqiptarët. Ditën e sotme starton sërish një ndër programet më të ndejkur të së dielës, “E diell”, i cili këtë herë ka rezervuar surpriza të shumta. Në 4 orë maratonë do të kemi mundësinë të shijojmë një spektakël të jashtëzakonshëm me shumë rubrika të reja dhe intervista ekskluzive me personazhe të njohur. Puntatën e parë të ftuar specialë do të jenë vëllezërit korçarë, si dhe shefi më i njohur i kuzhinës, Renato Mekolli. Endri dhe Stefi pritet të zbulojnë shumë detaje nga jeta e tyre artisike dhe sigurisht ajo private.
Ndërsa Renato Mekolli do të na tregojë më tepër për edicionin e dytë të “Hell’s Kitchen” dhe me siguri nuk do të mungojnë pyetjet për pushimet e tij të shumë diskutuara.
“E diell” edhe këtë sezon premton surpriza të shumta, të cilat pritet t’i zbulojmë çdo të dielë në orën 15:15. /revistawho.com