Kjo javë nuk është aspak indiferente për sa i përket aspekteve astrologjike. Ne fillim të saj komunikimi i mirë na jep mundësinë të krijojmë marrëdhënie dhe marrëveshje të suksesshme. Në 25 dhe 26 shtator marrëdhëniet sentimentale kalojnë krizë dhe do të kemi tendencë të bëjmë një spastrim në to, duke u dhënë fund atyre që nuk i qëndruan kohës. Mos merrni pjesë në prapaskena, thashetheme dhe kujdesuni për anën tuaj psikologjike. Ditët ngjajnë negative, por fshehin shanse dhe njëkohësisht na japin mundësinë të mbajmë në jetë gjërat dhe personat që vlejnë. Fundi i javës është mjaft pozitiv për jetën tonë personale dhe sentimentale. Do të krijojmë marrëdhënie apo lidhje erotike të reja dhe do të marrim vendime për ato ekzistueset. Hëna e re në 28 shtator në shenjën e Peshores, krijon kushtet për fillime të reja në sferat që përmenda më lartë, por dhe në fusha të tjera diçka që varet nga harta personale e secilit prej nesh. Të ndikuar janë kryesisht përfaqësuesit e shenjës së Peshores, Dashit, Gaforres dhe Bricjapit të lindur në dhjetëditëshin e parë. Jashtë lojës nuk do të ngelen përfaqësuesit e Binjakëve dhe të Ujorit.
DASHI
Përqendrohuni në marrëdhëniet dhe bashkëpunimet gjatë kësaj jave. Diskutoni dhe promovoni në klimë harmonike gjithçka që ju intereson në fillim të javës. Të mërkurën dhe të enjten do hasni vështirësi duke u udhëhequr në keqkuptime apo konflikte. Mos jepni të drejta dhe të dhëna tek njerëz që janë të etur të mësojnë për jetën tuaj në përgjithësi dhe në veçanti. Një udhëtim i bukur në fund të javës ju sjell afër me të dashurit. Fundi i javës është shumë premtues për marrëdhëniet dhe jetën tuaj sentimentale.
DEMI
Gjatë kësaj jave do të zgjidhni disa nga çështjet tuaja praktike që kanë të bëjnë me punën dhe jetën tuaj të përditshme. Shmangni gabimet të mërkurën dhe të enjten dhe përpiquni të jeni brenda normave shoqërore dhe të ligjshëm. Kujdesuni për shëndetin dhe në rast se keni shqetësime bëni një vizitë tek mjeku. Fundi i javës krijon kushtet për shanse dhe zhvillime pozitive në punë ndërkohë që ju jep mundësinë dhe për një histori dashurie.
BINJAKET
Java krijon kushte dhe perspektiva te shkëlqyera për t’u gjendur në një ambient dhe mes shoqërisë ku do të kaloni në mënyrë fantastike, madje do të keni mundësinë të njihni personin me të cilin do të dashuroheni dhe do të krijoni një marrëdhënie me të ardhme. Në fakt të mërkurën dhe të enjten jeni si të pakënaqur edhe pse nuk ka arsye serioze. Mos bëni shpenzime të tepërta për të plotësuar boshllëqet që ndjeni. Kaloni fundin e javës mes shoqërisë duke kaluar sa me bukur dhe diku aty keni dhe takim me dashurinë.
GAFORRJA
Në fillim të javës do të vendosni në vijë mjaft çështje që ju preokupojnë në jetën tuaj të përditshme. Në 25 shtator veproni dhe merrni përsipër përgjegjësinë për forcimin e pozitave në fushën profesionale. Miqtë janë pranë jush duke ju ofruar idetë dhe ndihmën e tyre. Nuk do të mungojnë problemet në ambientin familjar, por gjithsesi në fund të javës fillon një fazë e re, ku do të keni mundësinë të rinovoni shtëpinë dhe të ripërtërini psikologjinë tuaj. Shtroni një tavolinë dhe mblidhuni me miqtë dhe të dashurit tuaj të shtunën apo të dielën.
LUANI
Java krijon kushtet për të kaluar bukur. Flirt, dashuri dhe njohje me persona që do të ndikojnë pozitivisht në jetën tuaj premton ajo. Përmes një udhëtimi do të vini afër me të dashurit tuaj dhe do të kaloni mjaft bukur. Shfrytëzoni talentin në komunikim dhe i ktheni në vepra idetë e veçanta që mund të keni me qëllim që të rrisni të ardhurat dhe të përmirësoni financat.
VIRGJERESHA
Është momenti të rishikoni marrëdhëniet dhe ndoshta disa prej jush të bëjnë spastrime lidhur me to. Gjatë kësaj jave ju jepet mundësia të njihni një person të rëndësishëm, i cili do të bëjë zemrën tuaj të rrah fort dhe t’ju krijojë “shqetësime” të bukura dhe interesante. Në sferën financiare hapen perspektiva të reja dhe vijnë ditë më të mira. Tregohuni të matur në shpenzimet që do të bëni për paraqitjen dhe argëtimin tuaj.
PESHORJA
Do të ndjeni një farë pasigurie dhe mirë është të shmangni bisedat në 27 shtator ndërkohë që mund t’i bëni ato dhe të promovoni projektet tuaja në datën 25. Hëna e re në shenjën tuaj në 28 shtator krijon kushtet për fillime të reja në jetën personale, sentimentale dhe në fushën profesionale. Kujdesuni për veten, paraqitjen tuaj dhe hapa të guximshëm në punë dhe në jetë. Fati është me ju.
AKREPI
Prapaskenat dhe bisedat rreth jush japin e marrin dhe ndoshta do të jetë një surprize për ju reagimi i të tjerëve, prandaj kujdes se çfarë do të thoni në 27 shtator. Pozitive janë rrethanat për financat tuaja në 25 shtator gjithsesi mbani një shportë të vogël në premtimet që do t’ju bëhen. Hëna e re në datën 28 krijon kushtet për krijimin dhe projektimin e planeve për periudhën në vijim. Një marrëveshje financiare e fshehtë dhe rezultateve, si dhe dashuri premton ajo. Në qoftë se jeni në kërkim të një pune është momenti ta gjeni, mjafton të ulni pak pretendimet.
SHIGJETARI
Mos u mbështesni dhe mos u bazoni tek të tjerët pasi ekziston mundësia të zhgënjeheni. Punoni me metodë dhe mos u jepni përmasa të mëdha fjalëve dhe situatave. Me Hënën e re në 28 shtator shtoni përpjekjet për të realizuar projektet dhe ëndrrat tuaja, pasi mund të realizoni disa nga ato gjatë 15-ditëshit që vijon. Situata zhvillohet mjaft pozitivisht në fushën profesionale duke pasur njëkohësisht ndihmën e personave me potencë.
BRICJAPI
Ju preokupojnë karriera dhe biznesi dhe ndoshta vështirësoheni në arritjen e qëllimit që keni vendosur. Bëni një lëvizje të zgjuar në datën 25 dhe përfitoni prej saj. Konflikte me bashkëpunëtorët mund të keni gjatë javës, por pa arsye serioze. Hëna e re në 28 shtator nxjerr në pah punën dhe karrierën dhe ju jep mundësinë të tregoni aftësitë tuaja duke ju ofruar njëkohësisht dhe shanse. Është momenti, për ju që jeni të interesuar, të gjeni një punë më të mirë. Shanse në financat tuaja premton 29 shtatori.
UJORI
Mos u bazoni dhe mos tregoni besim të madh tek njerëzit e rrethit tuaj. Veproni me shkathtësi dhe strategji pasi në këtë mënyrë do të arrini shumë gjëra. Merrni informacionet që ju duhen për të vepruar në 25 shtator. Hëna e re në 28 shtator ju ofron shanse unike, perspektiva dhe të dhëna të reja. Një udhëtim, momente të bukura me miqtë si shanse në jetën sentimentale premton fundi i javës.
PESHQIT
Vështirësoheni të shikoni thelbin dhe realitetin në situatat që paraqiten. Mos merrni pjesë në diskutime dhe thashetheme në datën 27 të muajit dhe mos transmetoni tek të tjerët ato që do të dëgjoni. Mos u stresoni dhe mos u nxitoni, Hëna e re inauguron zhvillimin profesional dhe ekonomik duke ju dhënë mundësinë të bëni fillime të reja, të cilat brenda dy javëve do të shikoni rezultate dhe fitime. Marrëveshje me përfitime financiare premton 29 shtatori.