Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Heidi Baci: Pas 10 vitesh e shoh veten në politikë! 23/01/2026
Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time! 23/01/2026
“Asaj i qesh fytyra”, motra e Mateos zbulon detaje: Më tregoi për Brikenën vetëm kur hyri në BBV! 23/01/2026
“I kam si motra”, Paris Hilton: Rita dhe Bebe, të bukura brenda dhe jashtë! 23/01/2026
“Një virus ndryshoi gjithçka”, rrëfimi prekës i Kledi Kadiut për të birin: Pse atij dhe jo mua? 23/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Aurela Gaçe tregon çfarë i ka ndodhur gjatë orëve të panikut nga tërmeti dhe jep një mesazh për të gjithë

23/09/2019
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Aurela Gaçe tregon çfarë i ka ndodhur gjatë orëve të panikut nga tërmeti dhe jep një mesazh për të gjithë

Tërmetet e ndodhura në vend kanë shkaktuar shumë panik e frikë tek qytetarët ditët e fundit. Shumë prej tyre kanë preferuar që këto momente t’i kalojnë larg banesave, në ambiente të hapura, për të shmangur ndonjë tragjedi të mundshme. Mbrëmjen e djeshme me mijëra qytetarë nga Tirana dhe Durrësi dolën jashtë shtëpive, pasi në media u përhap një lajm i rremë se një tërmet shkatërrimtar do të prekte vendin.






Megjithatë jo çdokush ka pasur mundësinë të gjendet pranë familjarëve në këto orë paniku, sepse u është dashur të vazhdojnë punën e tyre. Një ndër ta ka qenë dhe Aurela Gaçe, e cila dje ka qenë e pranishme në një koncert, ashtu siç ndodh zakonisht gjatë fundjavave. Këngëtarja ka treguar se nuk ka mundur ta lërë në gjysmë punën për të qenë pranë vajzave të saj dhe me anë të kësaj ka dhënë një mesazh për të gjithë njerëzit që janë ndjerë keq gjatë këtyre ditëve. “Mbrëmë deri në orët e para të mëngjesit shumë nga ju ishit jashtë, prisnit qametin. Unë isha në punë, këndoja pikërisht në momentet kur paniku kishte kapluar shqiptarët, imagjinoni larg fëmijëve. Edhe të ikësh nga skena, a mbërrin dot t’i shpëtosh? A arrin dot të çash trafikun e madh të krijuar nga ankthi të jesh pranë fëmijëve që rrinin me gjyshen? E ndërkohë që pret të ndodhë më e keqja ti je me buzëqeshje në fytyrë, duke bërë atë që presin nga ty ata që të kanë punësuar për ato orë! Jo vetëm unë, por një grup njerëzish që gjithashtu kanë familjet e tyre e ishin në të njëjtën situatë, e prisnim me ankth e vazhdonim buzëqeshnim… E keqja fatmirësisht nuk ndodhi e kurrë mos paçim të keqe. Ne nuk e parashikojmë dot të nesërmen, prandaj o njeri buzëqesh sa ke mundësi”, ka shkruar Aurela në një postim në ‘Instagram’.

Artistët kanë treguar gjithmonë se ndryshe nga ç’mendojnë të tjerët puna e tyre është mjaft e vështirë dhe ky rast i përshkruar nga Aurela mjafton për të vlerësuar sakrificat e tyre. /revistawho.com

Tags: aurela gaceTermet
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Heidi Baci: Pas 10 vitesh e shoh veten në politikë!
Breaking News

Heidi Baci: Pas 10 vitesh e shoh veten në politikë!

23/01/2026
Deklarata e Mateos, reagojnë familjarët e Brikenës: E kaluara private nuk është material loje…
Breaking News

“Asaj i qesh fytyra”, motra e Mateos zbulon detaje: Më tregoi për Brikenën vetëm kur hyri në BBV!

23/01/2026
“I kam si motra”, Paris Hilton: Rita dhe Bebe, të bukura brenda dhe jashtë!
Breaking News

“I kam si motra”, Paris Hilton: Rita dhe Bebe, të bukura brenda dhe jashtë!

23/01/2026
“Një virus ndryshoi gjithçka”, rrëfimi prekës i Kledi Kadiut për të birin: Pse atij dhe jo mua?
Breaking News

“Një virus ndryshoi gjithçka”, rrëfimi prekës i Kledi Kadiut për të birin: Pse atij dhe jo mua?

23/01/2026
Bes Kallaku në një marrëdhënie të re? Ja detaji që na bëri të dyshojmë!
Breaking News

Bes Kallaku në një marrëdhënie të re? Ja detaji që na bëri të dyshojmë!

22/01/2026
Nga skandali në rikthim: Chiara Ferragni nis një kapitull të ri me brandin ndërkombëtar!
Breaking News

Nga skandali në rikthim: Chiara Ferragni nis një kapitull të ri me brandin ndërkombëtar!

22/01/2026
Next Post
“Rolling Stone Italia” fyeu shqiptarët pas tërmetit, Ermal Meta i kthehet kundër medias italiane

"Rolling Stone Italia" fyeu shqiptarët pas tërmetit, Ermal Meta i kthehet kundër medias italiane








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera