Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Kendall Jenner mohon operacionet plastike por fansat i nxjerrin provat! 14/01/2026
“Pandoro Gate”: gjykata vendos për fatin e Chiara Ferragni 14/01/2026
Afrimiteti Dolce-Limi, vjen reagimi i Edit 14/01/2026
Është në pritje të ëmbël? Argjira thyen heshtjen 14/01/2026
La përfundimisht garën, Ilir Vrenozi zbulon arsyen 14/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Pa kategori

Jetojmë për t’u parë…

24/09/2019
in Pa kategori
Reading Time: 2 mins read
A A
Jetojmë për t’u parë…

Besoj se tani të gjithë e kanë kuptuar sa popull i komplikuar jemi, por diçka që na bashkon të gjithëve, diçka që të gjithë e kemi të ngjizur në subkoshiencë dhe nuk na del as me plumb, apo të mësuar qysh në vegjëli, nga mamatë, gjyshet apo më të mëdhejntë, është nevoja për t’u dukur, nevoja për t’u pare. Po mos të ishte kaq e theksuar do ishte thjesht një tipar psikologjik i qenies njerëzore, por jo ne jetojmë për t’u parë! I keni parasysh situatat besoj kur mamaja ose dikush i familjes iu ka thënë para se të dilni nga shtëpia: Ku shkon veshur ashtu? Ose besoj se të gjithëve iu ka ndodhur kur mamaja ua ka mbushur mendjen të vishni diçka tjetër në dasmë ndryshe nga ajo që kishit planifikuar sepse zgjedhja juaj nuk shkon me eventin. Në fakt nuk shkon me mendimet , gjykimet dhe më pas të thashethemeve të njerëzve që mamaja juaj njeh apo ka të afërm. Në një sens ne shqiptarët duke jetuar për t’u pare, jetojmë edhe për të tjerët! Ju mendoni se fakti që ne kemi pothuaj përditë konferenca, mbledhje, seminare, festa filantropie, apo inagurimesh janë thjesht rastësi? Sigurisht që jo, gjithçka ndodh për një arsye, dhe sigurisht të gjitha këto e kanë një arsye tjetër përveç nevojës së dëshpëruar që kanë për vëmëndje, për t’u parë e dukur duan të na mbushin se punojnë; po po se punojnë, dhe kjo ndodh në rang hiearkie… Kjo gjë ndodh edhe me veten tone. Se di në e keni kapur veten tuaj duke thënë atë që duhet dhe jo atë që do, ose para se të dalësh nga shtëpia të shihesh në pasqyrë dhe diçka jo misterioze na ndërron mendjen për të ndryshuar veshjen, dhe ky është mendimi, paragjykimi ose gjykimi i atyre që njohim, duam ose urrejmë! Mbani mend diçka, asgjë nuk është rastësi, as ato fotot e pjatave nëpër restorante që i hedhim në ‘Instastory’ para se ta konsumojmë atë! Dhe trendi i fundit është që gjithçka reklamojmë, më shumë sesa e bëjmë për vete e bëjmë për ata që na kanë inat! Jemi shqiptarë, jetojmë për fqinjët, jetojmë për t’u parë!






Tags: jetojme per t'u pare
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Përplasje fizike Alba–Bia pas hyrjes së Limit, situata del jashtë kontrollit
Pa kategori

Përplasje fizike Alba–Bia pas hyrjes së Limit, situata del jashtë kontrollit

11/01/2026
Xheneta pranon ndjenjat për Gjestin pas rikthimit në BBVK
Pa kategori

Xheneta pranon ndjenjat për Gjestin pas rikthimit në BBVK

09/01/2026
Familja e Klodit reagon publikisht ndaj afrimit me Londrimin në BBVK 
Pa kategori

Familja e Klodit reagon publikisht ndaj afrimit me Londrimin në BBVK 

30/11/2025
Olsa Muhameti i përgjigjet Alketës: Të sfidoj, por do humbasësh
Pa kategori

Olsa Muhameti i përgjigjet Alketës: Të sfidoj, por do humbasësh

30/11/2025
Avion privat dhe shumë trëndafila, reperi i njohur i propozon partneres shqiptare!
Pa kategori

Avion privat dhe shumë trëndafila, reperi i njohur i propozon partneres shqiptare!

03/11/2025
Meritoni ironizoi Donaldin dhe Bora s’e la pa përgjigje!
Pa kategori

Meriton Mjekiqi tregon për betejën ligjore me ish-partneren: Kam shumë kohë pa parë djalin!

29/10/2025
Next Post
Tolgahan me Almedën vijnë për herë të parë me beben në Kosovë, zbuloni arsyen

Tolgahan me Almedën vijnë për herë të parë me beben në Kosovë, zbuloni arsyen








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera