Kur të gjithë mendonin se çmenduria e yllit të popit përfundoi pas martesës me Hailey Baldwin, Justin na surprizon me diçka totalisht të re dhe të papritur. Jo, ai nuk po shan fansat nga ballkoni ose të zihet me paparacit, është diçka më pak serioze se këto dhe ka të bëjë me paraqitjen e tij. Ditën e djeshme, ai ka blerë në vlerën prej 25.000 dollarë, një grill dentare në nuancën e levandës. Kjo është një nga bizhuteritë më të famshme për dhëmbët nga personazhet e njohur. Besojeni ose jo, kjo nuk është hera e parë që Justin i bën vetes një dhuratë të tillë. Disa muaj më parë shpenzoi 50.000 dollarë për një grill dentare të mbuluar në diamant. Mesa duket artisti nuk ka në plan të kursejë për dasmën e tij së shpejti, dhe ende nuk dihet nëse do ta përdorë në ceremoni këtë aksesor apo jo.
https://www.instagram.com/p/B22RjccnqNk/?utm_source=ig_embed