Ditën e sotme Granit Xhaka feston 27-vjetorin e lindjes dhe në këtë datë të shënuar nuk mund të mungonte një urim special nga bashkëshortja e tij, Leonita. Ajo ka publikuar në rrjete sociale fotografi të ndryshme që nga vitet e para të njohjes dhe deri në ditët e sotme që presin të bëhen prindër.
Në disa prej fotove Graniti shihet duke i përkëdhelur barkun e rrumbullakosur Leonitës, duke treguar se po e pret me padurim ardhjen në jetë të fëmijës.
Përkrah një imazhi të Xhakës, Leonita ka bërë një dedikim për partnerin e saj. “Gëzuar ditëlindjen njeriu më i mrekullueshëm, më i kujdesshëm, më i ndershëm, më i thjeshtë në botë. Faleminderit që më ke bërë më të lumtur seç kam qenë ndonjëherë dhe që më bën të qesh çdo ditë. Falenderoj Zotin çdo ditë për ty. Të duam përgjithmonë”, ka shkruar Leonita.
https://www.instagram.com/p/B26PplMAmdIfrfg2IN-0wfCvd5gZq8Jze3aREQ0/
Në muajin maj çifti i njohur ndanë me të gjithë ndjekësit lajmin se shumë shpejt do të bëheshin prindër për herë të parë. Ata nuk e kanë bërë ende publike gjininë e fëmijës, por pritet që të zbulohet brenda pak kohësh, sepse Leonita është në javët e fundit të pritjes së ëmbël. /revistawho.com