Pak ditë më parë, Fatma Methasani bëri të ditur lajmin se ajo dhe partneri i saj, Alfio Rrotani janë duke pritur fëmijën e tyre të parë. Me një foto të ekografisë në duar, Methasani i surprizoi të gjithë ndjekësit e saj të cilët nuk vonuan ta urojnë përzemërsisht moderatoren në llogarinë e saj në rrjetet sociale.
Ditën e sotme Fatma ka ndarë me të gjithë një foto të muajve të parë të shtatzënisë, ku i është dashur të drejtojë ende programin ‘Fun Day’ pavarësisht shqetësimeve që ndjente.
“Emisioni dhe muajt e parë të shtatzënisë në një foto”, shkruan Methasani në postin ku duket e lodhur me duart tek barku. Mesa duket fillimi i pritjes së ëmbël nuk ka qenë shumë i rehatshëm për moderatoren, pasi në atë kohë shfaqen edhe shqetësimet e para, megjithatë duket se çdo gjë ka kaluar tashmë dhe Fatma është duke e shijuar maskimalisht këtë periudhë duke qenë se vendosi të shkëputej nga ekrani përkohësisht./revistawho.com