Këngëtari i famshëm Ricky Martin, u komentua shumë vite më parë kur zbuloi orientimin e tij ndaj meshkujve. Së fundmi artisti ka dhënë lajmin se do të bëhet baba për të herë të katërt. “Familja ime është këtu, bashkëshorti im Jwan, të dua. Binjakët e mi të bukur, Valentino dhe Matteo, ata janë gjithashtu këtu. Ju dua me gjithë zemër, jeni forca ime, më frymëzoni çdo ditë, më motivoni të vazhdoj të bëj atë që po bëj dhe jeni fëmijë të mrekullueshëm”, tha Ricky në fjalimin e tij në skenë gjatë të cilës përmendi dhe vajzën e tij të vogël Lucian. Këngëtari vazhdon: “Dhe meqë ra fjala dua t’ju lajmëroj se jemi në pritje të ëmbël. E dua familjen e madhe”. Ai e dha lajmin gjatë dorëzimit të një çmimi për angazhimin e tij ndaj komunitetit LGBTQ. Kujtojmë se pas martesës me Jwan Josef, artisti ju rikthye përsëri muzikës pas një periudhe pauze nga skena.