“Fate të Kryqëzuara” është seriali më i komentuar i momentit dhe është absolutisht në qendër të vëmendjes. Protagonisti Erkan Petekkaya që në këtë serial ka rolin e Xhihanit është i martuar dhe i lumtur me jetën e tij familjare. Në një intervistë të publikuar në gazetën “Paloma” shkruhet se aktori ka rregulla shumë strikte sa i takon profesionit të tij. “Nuk zgjedh kurrë role që kanë skena dashurie apo puthjeje”. Është komentuar se ka qenë pikërisht ky detaj arsyeja se përse protagonistja Nurgul, është detyruar të braktisë serialin dhe ka detyruar regjisorët që t’i japin një drejtim krejt tjetër serialit. Kështu pas vendimit për t’u larguar nga ana e Nurgul, ata kanë vendosur që personazhi i saj Gylseren, vritet gjatë dasmës me Xhihanin dhe në skenar futet një personazh i ri. Pavarësisht largimit të aktores shumë simpatike, seriali vazhdon të jetë shumë i pëlqyer dhe ngjarjet premtojnë të jenë emocionuese. Megjithatë, pyetja që i mundon të gjithë është: Përse u largua Nurgul. Lidhur me këtë Erkani është përgjigjur: Unë s’kam pasur aspak influencë në këtë vendim. Krizë për puthje? Të gjitha janë gënjeshtra dhe kjo nuk është për t’u habitur. E vërteta është krejt ndryshe në fakt. Kjo mbetet diçka personale. Secili e përcakton vetë fatin e vet dhe rrugën që dëshiron të ndjekë.