Kylie Jenner dhe Travis Scott i kanë dhënë fund lidhjes së tyre dhe mesa duket këtë herë situata është vërtetë serioze. “The Blast” ka mësuar se Kylie dhe Travis kanë vendosur se si do të ndajnë kohën për kujdesin e vajzës, Stormi. Thuhet se ata të dy kanë rënë dakord që ta ndajnë kujdestarinë 50 me 50 dhe se nuk do të grinden për mbështetje financiare për vajzën, duke qenë se janë të pavaruar nga kjo pjesë. Burimet pranë çiftit kanë treguar se Kylie dhe Travis kanë tentuar që ta bëjnë marrëdhënien të funksionojë, por nuk mundën dhe tashmë kanë vendosur të qëndrojnë larg njëri-tjetrit. Pavarësisht se dyshja janë ndarë e bashkuar shpesh, nuk është e sigurt nëse këtë herë ata do të lidhen sërish bashkë. Për momentin Travis po qëndron në një shtëpi në West Hollywood dhe është mësuar se ka marrë disa gjëra të tij nga shtëpia e Kylie-t. Persona të afërt të 22-vjeçares kanë treguar se ata kanë pasur shumë probleme me besimin ndaj njëri-tjetrit dhe duket se stresi për shkak të stilit të tyre të jetesës ka ndikuar shumë në marrjen e këtij vendimi. Kylie dhe Travis nisën marrëdhënien së bashku dy vite më parë dhe në 1 shkurt të 2018-tës erdhi në jetë vajza e tyre. /revistawho.com