Pas lajmit të bujshëm rreth ndarjes së Kylie Jenner dhe Travis Scott, thashethemet për një lidhje të re të modeles nuk vonuan të publikohen. Burime për revistën E! kanë konfirmuar se ish-çifti Kylie-Tyga, u takuan mbrëmjen e kaluar në “Sunset Marquis”. Ata shtuan gjithashtu se kishin informacion që ata ende mbanin kontakte edhe pas ndarjes së tyre. Ndërkohë u zbulua se një nga motivet e ndarjes midis saj dhe Traviss, ishte fakti që Kylie donte një fëmijë të dytë, por reperi nuk ishte dakort. Pavarsisht këtyre ata do mundohen ta rregullojnë marrëdhënien e tyre në largësi për hir të vogëlushes Stormi.