Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Kush e dinte? Princ Leka dhe Blerta zbulojnë arsyen e vërtetë që i bëri të dashurohen! 12/12/2025
Dedikimi i Borës për të birin është gjëja më e ëmbël që do lexoni sot 12/12/2025
Ende s’ka propozuar? Ja sa ditë i duhen një burri për të kuptuar nëse do të jeni gruaja e tij (apo jo)!  12/12/2025
Dashje pa dashje, Sara Gjordeni mund të ketë zbuluar moderatoren e BB Fan Club! 12/12/2025
“Pas 13 vjetësh më pyeti si jam”, Rudina Xhunga rrëfehet si rrallëherë për sfidat e së ëmës me demencën! 12/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Parajsa e ushqimit të detit tani ka një emër – Eden Breeze

09/10/2019
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Parajsa e ushqimit të detit tani ka një emër – Eden Breeze

Nëse jeni nga ata njerëz që e adhurojnë ushqimin e detit, kemi një lajm të mirë për ju. Tashmë ka një vend që jemi të sigurt që do të kthehet në të preferuarin tuaj. Parajsa e ushqimit të detit tani ka një emër dhe quhet Eden Breeze – aty ku ushqimi noton në shije.





Nëse ende nuk keni dëgjuar për të, ka ardhur koha që jo vetëm të dëgjoni, por edhe ta provoni. Eden Breeze është restoranti më i ri i peshkut në Tiranë, pjesë e rrjeti biznesesh nën emrin “Momentum Group”. Ata që ishin të pranishëm në natën e inaugurimit, patën mundësi të shijonin disa nga recetat e shefit dhe u kthyen në dëshmitarë të shijes së veçantë të servirur me delikatesë dhe profesionalizëm.


Me një vendndodhje fantastike, në një prej zonave më të frekuentuara të Tiranës, pranë qendrës Kristal, në rrugën kryesore është e pamundur që mos të të bierë në sy një ambient i ri, modern, por që të bën të ndihesh si në shtëpi sapo hyn. Një vend me shumë hapësirë, me disa zona, atë të restorantit dhe zonën Prive.

Kënaqësia që të jep ushqimi është e pakrahasueshme me gjithë të tjerat, prandaj ka shumë rëndësi edhe ambienti ku shijohet një pjatë. Ç’mund të themi për ambientin e Eden Breeze? Një parajsë e vërtetë!

Të jep përshtypjen sikur je në një kopsht në natyrë, pasi je i rrethuar nga gjelbërimi dhe gati arrin të ndjesh “flladin”, sepse nuk e kupton që ndodhesh brenda. Edhe ujërat që rrjedhin nga tavani në vetratën e xhamit drejt tavolinës, të falin një qetësi të jashtëzakonshme dhe të japin ndjesinë e privatësisë. Një ujëvarë me statujën e Buddha-s e shumëfishon ndjesinë e relaksit që të fal ambienti. Sepse Eden Breeze i kushton rëndësi ambientit po aq sa ushqimit. Falë arredimit të mrekullueshëm do ta ndjeni detin dhe freskinë e tij shumë pranë.

Për të mos folur për cilësinë absolute të ushqimit të përzgjedhur dhe të përgatitur me kujdes dhe mjeshtëri nga shefi me eksperiencë disavjeçare. Edhe për ju që nuk konsumoni çdo gjë dhe jeni shumë përzgjedhës, ju sigurojmë që në menunë e pasur do ta gjeni pjatën tuaj të preferuar. Të gjithë këta elementë të ndërthurur e kthejnë një drekë apo darkë të zakonshme në një eksperiencë të veçantë.

Një drekë më miqtë shijon më shumë nën flladin e Eden!

 

Tags: eden breezeushime deti
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Kush e dinte? Princ Leka dhe Blerta zbulojnë arsyen e vërtetë që i bëri të dashurohen!
Breaking News

Kush e dinte? Princ Leka dhe Blerta zbulojnë arsyen e vërtetë që i bëri të dashurohen!

12/12/2025
Dedikimi i Borës për të birin është gjëja më e ëmbël që do lexoni sot
Breaking News

Dedikimi i Borës për të birin është gjëja më e ëmbël që do lexoni sot

12/12/2025
Dashje pa dashje, Sara Gjordeni mund të ketë zbuluar moderatoren e BB Fan Club!
Breaking News

Dashje pa dashje, Sara Gjordeni mund të ketë zbuluar moderatoren e BB Fan Club!

12/12/2025
“Pas 13 vjetësh më pyeti si jam”, Rudina Xhunga rrëfehet si rrallëherë për sfidat e së ëmës me demencën!
Breaking News

“Pas 13 vjetësh më pyeti si jam”, Rudina Xhunga rrëfehet si rrallëherë për sfidat e së ëmës me demencën!

12/12/2025
Mbreti Charles mbaka një kujtim të veçantë nga Meghan Markle!
Breaking News

Mbreti Charles mbaka një kujtim të veçantë nga Meghan Markle!

12/12/2025
Renato Mekolli zbarkon në Miami: Shefi shqiptar që po i jep tjetër shije Ritz-Carlton-it
Breaking News

Renato Mekolli zbarkon në Miami: Shefi shqiptar që po i jep tjetër shije Ritz-Carlton-it

11/12/2025
Next Post
Pak ditë pas dasmës, Justin publikon fotot më intime me Hailey-n

Pak ditë pas dasmës, Justin publikon fotot më intime me Hailey-n








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera