Olta Gixhari është një prej aktoreve më te komentuara shqiptare dhe nga më simpatiket. Kohët e fundit ajo ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të disa fotove të publikuara ku duket e shoqëruar nga një mashkull identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur. Përsa i përket jetës profesionale ajo ka ndarë një detaj të ri në rubrikën “Ask Me” në ‘Instagram’. E pyetur nëse ka ndonjë projekt kinematografik në të ardhmen ajo është përgjigjur kështu: “Kam realizuar dy filma me metrazh të gjatë, të cilët mezi pres të shfaqen në kinema”. Ajo ka treguar gjithashtu se është shumë e dashuruar duke vërtetuar kështu pak a shumë dyshimet mbi lidhjen e saj.