Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen” 27/01/2026
“Lojtari më i dobët në BBV”? Zhaklin Lekatari habit me përgjigjen  27/01/2026
Për kë po xhelozon Devis Xherahu? 27/01/2026
Ç’po ndodh në BBV? Produksioni anulon televotimin 27/01/2026
Alba dhe Limi surprizojnë publikun, pas tensioneve nisin puthjet! 27/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Victoria Beckham zbulon sekretin e martesës 20-vjeçare me David Beckham

15/10/2019
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 1 min read
A A
Victoria Beckham zbulon sekretin e martesës 20-vjeçare me David Beckham

Kanë kaluar dy dekada që nga dita kur Victoria dhe David Beckham kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë. Ata vazhdojnë të renditen dhe sot si një nga çiftet më të mira të showbiz-it, sepse kanë ditur ta ruajnë dashurinë për kaq vite. Së fundmi në një intervistë për “Today”, Victoria ka zbuluar sekretin e martesës së tyre të lumtur. “Mendoj se fëmijët janë prioriteti ynë dhe çdo gjë që ne bëjmë sillet rrotull fëmijëve. Por ne të dy punojmë shumë fort. Ne e duam atë se çfarë bëjmë profesionalisht. Ne e mbështesim njëri-tjetrin dhe jemi me shumë fat që kemi gjetur njëri-tjetrin dhe rritemi bashkë”, ka thënë dizanjerja e njohur. Duke u kthyer pas në vite, Victoria ka rikujtuar se ajo dhe David janë dashuruar me shikim të parë. Ajo ka shtuar se komunikimi është çelësi i suksesit për të ruajtur karrierën dhe familjen. “Ne e duam familjen tonë. Jemi shumë të fokusuar, punojmë shumë dhe kemi një skuadër të mirë rreth nesh. Jemi shumë prezent në jetën e fëmijëve dhe i ndihmojmë ata”, është shprehur Victoria. Ajo ka zbuluar se me David ndajnë produktet e lëkurës dhe të bukurisë me njëri-tjetrin, duke përfshirë hidratues, maska për fytyrën dhe gjëra të ngjashme si këto. Dyshja e njohur janë prindër të 4 fëmijëve, Brooklyn, Romeo, Cruz dhe Harper. /revistawho.com






Tags: david beckhamMartesevictoria beckham
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen”
Breaking News

“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen”

27/01/2026
“Lojtari më i dobët në BBV”? Zhaklin Lekatari habit me përgjigjen 
Breaking News

“Lojtari më i dobët në BBV”? Zhaklin Lekatari habit me përgjigjen 

27/01/2026
Për kë po xhelozon Devis Xherahu?
Breaking News

Për kë po xhelozon Devis Xherahu?

27/01/2026
Ç’po ndodh në BBV? Produksioni anulon televotimin
Breaking News

Ç’po ndodh në BBV? Produksioni anulon televotimin

27/01/2026
Alba dhe Limi surprizojnë publikun, pas tensioneve nisin puthjet!
Breaking News

Alba dhe Limi surprizojnë publikun, pas tensioneve nisin puthjet!

27/01/2026
Pas akuzave të Brooklyn, Beckham-ët bëjnë daljen e parë publike
Breaking News

Pas akuzave të Brooklyn, Beckham-ët bëjnë daljen e parë publike

26/01/2026
Next Post
Valdrin Sahiti romantik si asnjëherë tjetër, i dedikon bashkëshortes fjalët më të bukura

Valdrin Sahiti romantik si asnjëherë tjetër, i dedikon bashkëshortes fjalët më të bukura








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera