Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht! 28/01/2026
Ortjola Bregu: Bukuria në fuqinë e duarve, jo të trendeve! 28/01/2026
Skandal në SHBA, motra e Hailey Bieber në telashe pas përplasjes së dhunshme në bar 28/01/2026
Xheneta Fetahu i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndan fotot nga spitali 28/01/2026
Doli me zarf të zi, reagon për herë të parë Kejsi  28/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Tefta Radi përlotet në emision, tregon ditën e fundit me Françesk Radin dhe pengun e tij

17/10/2019
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Tefta Radi përlotet në emision, tregon ditën e fundit me Françesk Radin dhe pengun e tij

Mbrëmjen e djeshme emisioni ‘Soiree’ mblodhi të gjithë të afërmit dhe bashkëpunëtorët që kanë pasur fatin të punojnë me artistin e madh Françesk Radin. Bashkëshortja e tij, Tefta Radi, u shfaq pas një mungese të gjatë në ekran dhe ndau me të gjithë detaje të shumta nga jeta me Françeskun.





Mes emocionesh Tefta tregoi se e ndjen shumë mungesën e personit me të cilin ndau pjesën më të madhe të jetës. “Takoj miqtë e Frankos që më rrinë shumë afër, takoj kolegët e mi, por Franko më mungon shumë”, ka thënë Radi e përlotur. Më pas ajo ka treguar ditën e fundit me partnerin e saj. “Ishte e dielë, më kishte ardhur vëllai nga Australia, ishim në Petrelë në një zonë të bukur, drekuam me miqtë tanë, me Mark Lulin dhe bashkëshorten e tij. Ishte një ditë plot humor, plot batuta, sepse një nga të veçantat e Frankos ishte humori i tij, buzëqeshja e tij e ëmbël dhe humori me batuta që të bënte të flakje tej çdo lloj nervozizmi. U kthyem në shtëpi rreth orës 6. Pas gjysëm ore pushimi u fut në studion e tij. U ul për të punuar. Ishte duke përgatitur 5-6 këngë para se të largoheshim për në Australi në një recital që do t’i realizonte tek Alban Dudushi me tenorin Kastriot Tusha. Ishin këngë të zgjedhura, këngë të bukura, napoletane, për t’i pasur si kujtim dy miq. Kishim dy ditë që kishim filluar provat. Ndodhi ajo çudia që ndodhi. Punoi dy orë e gjysmë. Nga ora 9 u ulëm për të parë një koncert në ‘Rai’ në Arena di Verona, bëhej me gratë artiste italiane me Loredana Bertè etj dhe të gjithë fondet do të kalonin për gratë e dhunuara. Ishte koncert brilant. U kënaqëm dhe nga ora 1 ramë për të fjetur. Franko ra në gjumë dhe nuk u ngrit më”, ka rrëfyer Tefta Radi.


Ndër të tjera ajo ka treguar se pengu më i madh i Françeskut ishte fakti që atij ju ndalua veprimtaria e tij si kantautor për dy dekada me radhë. Françesk Radi ishte një artist shumë modern dhe kjo nuk ishte diçka e pranueshme për kohën. /revistawho.com

Tags: francesk radipengtefta radi
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht!
Breaking News

Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht!

28/01/2026
Skandal në SHBA, motra e Hailey Bieber në telashe pas përplasjes së dhunshme në bar
Breaking News

Skandal në SHBA, motra e Hailey Bieber në telashe pas përplasjes së dhunshme në bar

28/01/2026
Xheneta Fetahu i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndan fotot nga spitali
Breaking News

Xheneta Fetahu i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndan fotot nga spitali

28/01/2026
Doli me zarf të zi, reagon për herë të parë Kejsi 
Breaking News

Doli me zarf të zi, reagon për herë të parë Kejsi 

28/01/2026
“Ata thanë se nuk do të zgjasë”, David e Victoria Beckham festojnë 23-vjetorin e martesës!
Breaking News

“Familja është gjithçka”, Victoria Beckham i dërgon një mesazh të (pa)qartë Brooklyn!

28/01/2026
“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen”
Breaking News

“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen”

27/01/2026
Next Post
“U deshën 8 muaj të dukem perfekte, nuk mund të mos shkoj”, Kim zbulon planet në rast se fëmija i saj lindte në të njëjtën ditë me ‘Met Gala’

"U deshën 8 muaj të dukem perfekte, nuk mund të mos shkoj", Kim zbulon planet në rast se fëmija i saj lindte në të njëjtën ditë me 'Met Gala'








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera