Autori i njohur, Ismail Kadare është nderuar me çmimin ndërkombëtar të letërsisë ‘Neustadt’. Ky çmim jepet për aftësi të jashtëzakonshme në literaturën ndërkombëtare. Çmimi ‘Neustadt’ është çmimi i parë në literaturë i zhvilluar në Amerikë për të cilin janë të kualifikuar autor, novelistë dhe poet nga e gjithë bota. Ky konkurs zhvillohet çdo dy vjet dhe këtë herë finalistë ishin Emmanuel Carrere nga Franca, Jorie Graham bga SHBA, Jessica Hagedorn nga Filipinet, Eduardo Halfon nga Guatemala, Sahar Khalifeh nga Palestina, Abdellatif Laabi nga Maroku, Lee Maracle nga Kanadaja, Hoa Nguyen nha Vietnami dhe Ismail Kadare nga Shqipëria. Fituesit iu dhurua gjithashtu një fond prej 50 mijë dollarësh, një pendë shqiponje argjend dhe një certifikatë.