Duka dhe dukesha i Cambridge kanë planifikuar së fundmi të udhëtojnë drejt Pakistanit. Sipas burimeve ekskluzive për ‘Hollywoodlife’, Kate Middleton dhe Princ William u nisën drejt qytetit të Pakistan, megjithatë problemet e dala gjatë rrugës kanë bërë që ata ta anullojnë udhëtimin. Stuhitë e shumta dhe moti i keq bëri që rruga e tyre të zgjaste 2 orë, ndërsa pritej të zgjiste vetëm 25 minuta.
Kjo ka bërë që Kate dhe William të kthehen nga udhëtimi duke e shtyrë atë për një moment tjetër, duke mos rrezikuar më shumë. Kujtojmë se muajt e fundit dyshja mbretërore kanë qenë në qendër të mediave për shkak të një shtatzënie të mundshme të Middleton, por pallati ‘Kensington’ nuk ka konfirmuar ende asgjë për ndjekësit e tyre./revistawho.com