Pak muaj më parë, ish-zëdhënësja e PD-së, Laura Vorpsi, u bë nënë për herë të dytë. Ajo dhe bashkëshorti, Theodhori Cami, u bënë prindër të një djali. Laura është treguar e rezervuar me daljet e saj në publik, por së fundmi është fotografuar nga “Bordo.al”, në promovimin e librit të Grida Dumës. Ajo ishte veshur me një kostum bezhë dhe flokët e lëshuar. Edhe pse ka pak kohë që është bërë nënë, Laura është shfaqur në formë fizike të shkëlqyer. Kujtojmë se ajo dhe bashkëshorti i saj janë prindër edhe të një vajze 3-vjeçare.