Skerdi Ago pret të bëhet baba për herë të parë dhe duket se ai ka vendosur t’i dedikohet plotësisht familjes që do të plotësohet së shpejti. Ditën e sotme reperi ka paralajmëruar në ‘Instagram’ se do të heqë dorë nga rrjetet sociale, sepse për të është më e rëndësishme familja dhe shëndeti. Nga deklarata e tij duket se kjo shkëputje do të jetë e përkohshme dhe ai do të rikthehet sërish më vonë. “Me rëndësi në këtë jetë është shëndeti dhe familja. Nuk do të jem më pjesë e rrjeteve sociale për disa kohë. Respekte të gjithëve deri këtu ku ishim bashkë”, ka shkruar Skerdi në postimin në ‘Instastory’.
Reperi ka treguar shpesh se po pret me padurim ardhjen në jetë të fëmijës, ndaj ai dëshiron t’i kushtojë gjithë kohën atij dhe partneres, Vesa Rama. Në muajin mars Skerdi tregoi se do të shkëputej edhe nga muzika, por më pas vendosi të rikthehej sërish me projekte të reja dhe më i fundit është bashkëpunimi i tij me Donjeta Morinën. /revistawho.com