Duket se çifti i njohur, Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez është vështirë t’i ndash nga njëri-tjetri jo vetëm në jetën private, por edhe në atë profesionale. Të dy së bashku u bënë partnerë me kompaninë “Tiller & Hatch Supply Co”, e cila është një markë e re e ushqimeve me cilësi të lartë dhe të shëndetshme. Ata janë angazhuar për ta bërë shëndetin një pjesë të rëndësishme të jetës së tyre dhe të njerëzve të tjerë të cilët mund ose jo të kenë mundësi të përballojnë pagesat e ushqimeve cilësore. Kompleti fillestar i ngrënies përmban tetë receta të krijuara nga Bruce Hecker i “Bruce’s Catering”. Çdo vakt, i cili kushton më pak se 3 dollarë për shërbim, është krijuar për të qenë ushqyes dhe i përballueshëm për buxhetin. Për më tepër, një pjesë e të ardhurave nga të gjitha shitjet do të shkojnë për bamirësi.