Reperja e njohur, Loredana Zefi duket se nuk ka në plan të ndalet për projekte të reja. Pas albumit të fundit, Loredana, po vazhdon të punojë në Gjermani e Zvicër në projekte të reja muzikore dhe këtë e ka bërë të ditur përmes “Instagramit”. Madje ajo, ditën e sotme ka marrë me vete në studio edhe një person të veçantë. Artistja ishte e shoqëruar nga vajza e saj Hana, dhe në krah kishte dy producentët me të cilët Loredana punon që nga fillimi i karrierës. Ajo e ka bërë të ditur në deklaratën e fundit se tani që është një nënë beqare, vëmendja e saj do jetë e përqëndruar vetëm tek Hana e vogël.