Kaitlynn Carter është duke kaluar një periudhë të vështirë që prej ndarjes nga këngëtarja e njohur Miley Cyrus. Pas lidhjes së tyre 2-mujore, ajo nuk po e përballon në mënyrën më të mirë lajmin e lidhjes së re të saj me Cody Simpson. Këtë gjë ja ka venë në dukje një nga ndjekësit e saj në foton e fundit që ka publikuar me bikini në “Instagram”. “Je shumë e dobët”, shkruan fansi, ndërkohë që Kaitlynn i përgjigjet se ka kaluar një periudhë shumë të keqe. Asaj i është dashur të durojë edhe ngacmimet e shoqes së ngushtë të Miley-t, e cila ka publikuar disa komente negative ndaj Kaitlynn në fotot e këngëtares. Pavarësisht të gjitha ngjarjeve në kohët e fundit, ajo ka marrë pak kohë për veten duke pushuar disa ditë në Palm Springs.
https://www.instagram.com/p/B38FrqCgzcF/