Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Familjarët e saj më prenë rrugën…”/Mateo rrëfen versionin e tij të ndarjes nga Brikena 20/01/2026
Pas akuzave të Brooklyn, David Beckham thyen heshtjen! 20/01/2026
“Dal me zarf të zi tani!”/Komenti i Inës për pamjen e tij acaron Kejsin  20/01/2026
Rihannës ia mbyllën derën në fytyrë dhe reagimi i saj u bë viral 20/01/2026
“S’je gjysma e atij që mendoja”, u puth në BBV, partnerja e Labit ndahet me të: Nuk të njoh më… 20/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Elisa Spiropali zbulon gjininë e fëmijës dhe tregon si po shkon pritja e ëmbël

23/10/2019
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 1 min read
A A
Elisa Spiropali zbulon gjininë e fëmijës dhe tregon si po shkon pritja e ëmbël

Elisa Spiropali prej 7 muajsh është në pritje të ëmbël dhe së shpejti pret të bëhet nënë për herë të dytë. E ftuar ditën e sotme në emisionin “Ftesë në 5”, Elisa ka zbuluar se pritja e ëmbël ka shkuar mirë deri tani për të dhe se nuk e ka penguar aspak të vazhdojë punën. Ajo tregoi se në fillim vajza e saj 4-vjeçare, Nalta, bëhej xheloze, por tani po e pret me padurim ardhjen në jetë të bebit. Spiropali ka zbuluar për herë të parë gjininë e fëmijës, duke treguar se kësaj here do të bëhet nënë e një djali. Ministrja ka shtuar se bashkëshorti i saj donte një tjetër vajzë, megjithatë për ta është e rëndësishme që fëmija të vijë në jetë i shëndetshëm. Ndër të tjera Elisa ka treguar se nuk është shumë e fiksuar pas kontrolleve të shpeshta dhe se ka më shumë neps për gjërat e kripura e pikante. “Të kripura dhe pikante, nuk jam e të ëmblave, nuk jam njeri që kam qejf të ha çokollata. Po këto pikantet po, turshitë, ushqimet që kanë piper, këto më shijojnë shumë. Kështu djali do më ngjajë mua, do jetë i kripës dhe i piperit, jo i sheqerit”, ka thënë Spiropali me shaka. Pavarësisht se Elisa është në tremujorin e fundit të shtatzënisë, duket se ajo është kujdesur shumë për të mos shtuar peshë, duke ruajtur linjat e saj elegante. /revistawho.com






Tags: elisa spiropaligjinia e femijesshtatzene
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Familjarët e saj më prenë rrugën…”/Mateo rrëfen versionin e tij të ndarjes nga Brikena
Breaking News

“Familjarët e saj më prenë rrugën…”/Mateo rrëfen versionin e tij të ndarjes nga Brikena

20/01/2026
Pas akuzave të Brooklyn, David Beckham thyen heshtjen!
Breaking News

Pas akuzave të Brooklyn, David Beckham thyen heshtjen!

20/01/2026
“Dal me zarf të zi tani!”/Komenti i Inës për pamjen e tij acaron Kejsin 
Breaking News

“Dal me zarf të zi tani!”/Komenti i Inës për pamjen e tij acaron Kejsin 

20/01/2026
Rihannës ia mbyllën derën në fytyrë dhe reagimi i saj u bë viral
Breaking News

Rihannës ia mbyllën derën në fytyrë dhe reagimi i saj u bë viral

20/01/2026
“S’je gjysma e atij që mendoja”, u puth në BBV, partnerja e Labit ndahet me të: Nuk të njoh më…
Breaking News

“S’je gjysma e atij që mendoja”, u puth në BBV, partnerja e Labit ndahet me të: Nuk të njoh më…

20/01/2026
“Nuk pajtohem me familjen time”, Brooklyn Beckham pas dramës mediatike: Më kanë poshtëruar…
Breaking News

“Nuk pajtohem me familjen time”, Brooklyn Beckham pas dramës mediatike: Më kanë poshtëruar…

20/01/2026
Next Post
Bija ime/ Ojky përballet me nënën e saj Asunë, ja ç’do ndodhë nesër

Bija ime/ Ojky përballet me nënën e saj Asunë, ja ç’do ndodhë nesër








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera