Rezarta Shkurta është mjaft e angazhuar me punët e saj, e megjithatë ja ka dalë mbanë të kujdeset për familjen, mbi të gjitha për vogëlushen Hera. Nënë e bijë i kemi parë gjithmonë të pandara nga njëra-tjetra dhe duket se për këtë paska një arsye mjaft të rëndësishme. Hera qëndron pranë Rezartës edhe gjatë kohës kur ajo punon, sepse Shkurta duket se e ka shumë të vështirë të rri larg saj. Në një komunikim me ndjekësit virtual Rezarta ka treguar se është shumë paranojake si nënë dhe se nuk ka besim tek askush që ta lërë vajzën vetëm me një të panjohur në shtëpi. “Edhe një sekret tjetër! Unë jam nëna më paranojake në botë. Tek ‘Hera Company’ kam krijuar një ambient të përshtatshëm ku vajzën mund ta marr me vete. Asnjëherë nuk do mundja të isha e qetë që vajza të jetë në shtëpi me një të panjohur! Në rast se unë jam larg, Hera ka dy gjyshe super të përkushtuara që presin me padurim të qëndrojnë me të”, është përgjigjur Shkurta kur është pyetur si kujdeset për vajzën e saj gjatë kohës që punon.
Së fundmi Rezarta ka zgjeruar biznesin e saj duke hapur një filial në Prishtinë dhe nuk e dimë nëse edhe aty ka krijuar një dhomë të veçantë për Herën nëse e merr me vete kur të punoj në kryeqytetin e Kosovës. /revistawho.com