Këngëtarja e dashur e publikut shqiptar, Manjola Nallbani i ka befasuar fansat e saj jo vetëm me muzikën që ka sjellë ndër vite, por dhe format perfekte fizike në të cilat ajo është shfaqur gjithmonë.
E ftuar në ‘Prive’, Manjola ndau me të gjithë detaje të ndryshme nga karriera dhe familja e saj. Padyshim që Nallbani nuk mundi t’i shpëtonte pyetjes se si ka mundur ta kurojë pamjen e saj gjithë këto vite, me të cilën ka tërhequr shpeshherë vëmendjen e të gjithëve, ndonëse vitet kalojnë.
“Nuk është se kam bërë ndonjë gjë wow. Të njëjtën hundë, buzë, sy që kam pasur 19-vjeç i kam edhe sot. Nuk kam bërë ndonjë revolucion me portretin tim, por jam përpjekur që arë që më ka dhënë perëndia ta mbaj me mënyrat e mia. Jam shumë e kujdesshme me ushqimin, bëj jetë shumë të shëndetshme”, ka pohuar Manjola për të gjithë teleshikuesit.
Ndonëse vitet kalojnë, këngëtarja vazhdon të shfaqet po aq në formë sa më parë. Shpesh Nallbani është komentuar edhe në rrjetet sociale nga të gjithë ndjekësit për faktin se vazhdon të duket edhe më mirë se më parë./revistawho.com