“RevistaWho.Com” publikoi e para lajmin për ndërprerjen e kontratës së Florian Agalliut me ekranin e “Top Channel”. Siç mësuam nga burime brenda institucionit, shkak për këtë largim është bërë një konflikt i moderatorit të “Në shtëpinë tonë” me drejtorin e përgjithshëm të televizionit kombëtar “Top Channel”. Duket se njeriu që merr vendimet prej më shumë se dy vitesh vitesh tashmë në një prej ekraneve më të ndjekura shqiptare, është bërë shkak që Agalliu dhe bashkëshortja e tij, në cilësinë e autores së programit – me të cilën ka pasur gjithashtu konflikte – të ndërpresin kontratën në mënyrë të papritur në mes te sezonit. Për fatin e “Në shtëpinë tonë” do të na duhet të presim…