Majlinda Bregu dhe bashkëshorti i saj, Namik Ajazi, janë të dy shumë të suksesshëm në punën e tyre. Nuk ndodh shpesh që të tregojnë për sukseset e njëri-tjetrit, por së fundmi Majlinda ka vendosur të flasë gjithë krenari për punën e bashkëshortit të saj. Regjisori Namik Ajazi ka realizuar filmin “Portreti i pambaruar”, i cili ka pasur premierën ditën e djeshme në kinema. Majlinda ka publikuar disa foto nga eventi që është zhvilluar dhe ka treguar se sa e lumtur ndihet për këtë sukses të partnerit të saj. Në njërën prej imazheve ajo shfaqet përkrah Namikut dhe vajzës së saj, Kejda, ndërsa në një tjetër shihen atë e bijë duke u përqafuar. “Për këdo që nuk kujton Tiranën e viteve ’80, çmendurinë e komunizmit apo kohën kur siç thotë Kundera: ‘trishtimi nuk ishte i lehtë, dashuria s’të bënte për të qeshur, urrejtja s’kish droje’, mos humbisni (kur të dalë në kinema) ‘Portreti i pambaruar’. Kaq, se këto lavdet gruaja-burrit, burri-gruas sikur s’i kemi për qejf”, ka shkruar Majlinda në postimin e saj.
https://www.instagram.com/p/B4aL_5hAnkd/
Kujtojmë se Bregu dhe Ajazi janë prindër të dy fëmijëve, Kejdës dhe një djali të quajtur Enes. /revistawho.com