Vilma Masha prej vitesh është pjesë e “Supersport” si moderatore sportive e emisionit “Gol pas goli”. Pavarësisht se nuk është shkëputur për asnjë moment nga ekrani, siç duket Vilma do të heqë dorë për disa javë për shkak të një momenti shumë të rëndësishëm në jetën e saj. Pritet që së shpejti moderatorja të bëhet nënë për herë të parë, ndaj ajo do të qëndrojë për shumë pak kohë larg televizionit. Burime pranë “Supersport” kanë zbuluar se vendin e Vilmës do e zërë për pak javë një gazetare që e njeh mirë fushën e sportit dhe më pas emisioni do të ndërpritet për një muaj e gjysmë për shkak të pauzës dimërore të klubeve. Më pas Vilma do të rikthehet sërish sezonin e dytë dhe në këtë mënyrë nuk do të jetë prezente në ekran për vetëm pak kohë. Kujtojmë se ‘RevistaWho.Com’ zbuloi në shtator të këtij viti se Masha ishte shtatzënë për herë të parë, 1 vit pas martesës së saj. /revistawho.com