Loredana dhe Mozzik prej muajsh nuk janë më bashkë, por pavarësisht kësaj duket se ata vazhdojnë të ruajnë raportet e mira me familjarët e njëri-tjetrit. Së fundmi vëllai i Mozzik, Getinjo ka bërë një video ‘live’ me fansat e tij në ‘Instagram’ dhe aty ka rënë në sy mesazhi i Loredanës. ‘Iconstyle’ ka siguruar një foto gjatë videos së realizuar, në të cilën dallohet se Loredana i ka shkruar Getinjos: “Qëndro ‘cool’ vëlla” shoqëruar me figurën e një zemre.
Siç duket reperja vazhdon të ruajë respektin për vëllain e ish-partnerit dhe ndryshimet në jetën e saj dhe Mozzik nuk ka ndikuar aspak në raportet e tyre. Loredana dhe Mozzik përfliteshin prej muajsh për ndarje mes tyre, derisa reperja e pranoi gjatë muajit tetor se ata i kishin dhënë fund marrëdhënies. Ajo tregoi se ata të dy kishin nevojë për t’u distancuar nga njëri-tjetri, që ndoshta në të ardhmen të bashkohen sërish. /revistawho.com