Kylie Jenner ka udhëtuar drejt Houston këtë fundjavë për të ndjekur koncertin e Travis Scott, e me këtë veprim ka hedhur poshtë të gjitha dyshimet mbi romancën me reperin e njohur, Drake.
22-vjeçarja ka shkuar në festivalin muzikor “Astroworld”, së bashku me mikeshën e saj të ngushtë, Sofia Richie, e cila ka duartrokitur së bashku me Kylie-n.
Vajzat kanë qenë të ulura në rreshtin e parë dhe mësohet se bashkë me to ka qenë edhe vogëlushja Stormi
Ajo nuk mund të mungonte në këtë ditë të rëndësishme për të atin dhe Travis është lumturuar shumë për këtë fakt.
Kylie dhe Travis prej gati dy muajsh i kanë dhënë fund lidhjes së tyre por pas kësaj dite e vërtetuan se marrëdhënia e tyre vazhdon të jetë miqësore.