Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht! 28/01/2026
Ortjola Bregu: Bukuria në fuqinë e duarve, jo të trendeve! 28/01/2026
Skandal në SHBA, motra e Hailey Bieber në telashe pas përplasjes së dhunshme në bar 28/01/2026
Xheneta Fetahu i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndan fotot nga spitali 28/01/2026
Doli me zarf të zi, reagon për herë të parë Kejsi  28/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Vaj Ulliri, Mjaltë dhe Limon – Kombinimi Magjik

12/11/2019
in Jetë, Këshilla
Reading Time: 2 mins read
A A
Vaj Ulliri, Mjaltë dhe Limon – Kombinimi Magjik

Mund të keni dëgjuar shpesh për përfitimet që vijnë nga kombinimi i vajit ekstra të virgjër të ullirit, mjaltit dhe limonit. Këto produkte të konsumuara gjërësisht në traditën shqiptare janë mjaft të dobishme në përkujdesjen natyrale ndaj shëndetit. Vaji ekstra i virgjër i ullirit përmban sasi domethënëse të yndyrnave të quajtura ‘të mira’ dhe acidit oleik, duke ndihmuar në pakësimin e shfaqjes së sëmundjeve koronare. Ai përmban antioksidantë dhe ushqyes që luftojnë inflamacionin dhe ndihmojnë në uljen e niveleve të kolesterolit të keq, ngadalësimin e plakjes dhe largimin e radikaleve të lira. Mjalti është një ushqim natyralisht i ëmbël që i jep shëndetit tonë shumë përfitime. Përmbajtja e lartë e sheqerit është një burim i shkëlqyer i energjisë së shëndetshme. Mjalti lufton bakteret dhe inflamacionin, por edhe shërben si antibiotik dhe antiseptik. Për më tepër ai luan edhe një rol qetësues. Lëngu i limonit përmban vitaminë C, acid citrik, kalcium, magnez, bioflavonoidë, pektinë dhe limonenë të cilët së bashku forcojnë sistemin imunitar dhe e mbrojnë atë nga infeksionet. Lëngu i limonit është ideal për detoksifikimin dhe pastrimin e organizmit. Ai hollon gjakun dhe është efikas kundër viruseve dhe baktereve.





Ekspertët e AgroWeb.org shprehen se kombinimi i vajit ekstra të virgjër, mjaltit dhe limonit është përdorur edhe në kultura të lashta, për shkak të vlerave të shëndetshme dhe gjallëruese. Ky kombinim forcon sistemin imunitar, rregullon atë tretës, pastron enët e gjakut, përmirëson funksionin e mëlçisë, lëkurën dhe pakëson rrudhat. Një lugë gjelle në ditë e kësaj kure natyrale me stomak bosh, rekomandohet të konsumohet herët në mëngjes përgjatë një muaji. Kjo dozë mund të përsëritet sërish pas gjashtë muajsh.

Përbërësit:

• 1 gotë me lëng limoni
• 180 gr mjaltë
• 4 lugë gjelle me vaj ekstra të virgjër


Përgatitja:

Shtrydhni 3-4 limonë dhe hidheni lëngun në një kavanoz qelqi. Shtoni mjaltin dhe vajin e ullirit dhe përzijini me një lugë druri deri sa të formohet një lëng i njëtrajtshëm. Mbylleni kavanozin dhe futeni në frigorifer./AgroWeb.org

Tags: Limonmjaltevaj
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.
Breaking News

“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.

25/01/2026
Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!
Jetë

Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!

23/01/2026
Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? 
Këshilla

Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? 

21/01/2026
Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!
Jetë

Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!

23/12/2025
Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea
Jetë

Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea

23/12/2025
Ende s’ka propozuar? Ja sa ditë i duhen një burri për të kuptuar nëse do të jeni gruaja e tij (apo jo)! 
Këshilla

Ende s’ka propozuar? Ja sa ditë i duhen një burri për të kuptuar nëse do të jeni gruaja e tij (apo jo)! 

12/12/2025
Next Post
“Falco” së shpejti në kinema, Bes Kallaku zbulon datën e transmetimit të filmit

"Falco" së shpejti në kinema, Bes Kallaku zbulon datën e transmetimit të filmit








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera