Pavarësisht se Michael Jackson ka 10 vite që ka ndërruar jetë, ai nuk harrohet lehtë, sepse fëmijët e tij dinë si ta ruajnë kujtimin e artistit të madh. Së fundmi Paris dhe Prince Jackson prezantuan këngëtarin në 60-vjetorin e “Motown” dhe nga ky event ata sollën në mendje shumë kujtime të babait të tyre. Në një video nga prapaskenat të realizuar nga ‘Vogue’ fëmijët e Michael treguan se si vazhdojnë ta mbajnë gjallë kujtimin e tij në mënyra të ndryshme. Ata zbuluan se ende punojnë me stilisten e babait të tyre Rushka Bergman, sepse vetëm ajo e njeh mirë stilin e pakrahasueshëm që kishte Michael. “Më kujtohet se Rushka ishte stilistja e babait tim. Ajo vinte gjithmonë me këto varëset e mëdha të rrobave… babai im pëlqente gjërat me shkëlqim, të shtrenjta. Kështu kur erdha dje për të parë xhaketën u ndjeva nostalgjik. Ishte diçka shumë e bukur që po bëj pothuajse të njëjtën gjë me të”, ka thënë Prince. Ndërsa Paris zgjodhi veshje pak më të guximshme, me shkëlqim dhe që i nxirrnin në pah hiret e saj. Paris dhe Prince kanë treguar se për ta është shumë e rëndësishme të veshin diçka të cilën babai i tyre do e pëlqente, sidomos në evente si të “Motown”, që ka qenë marka e preferuar e Michael. /revistawho.com