Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Kendall Jenner mohon operacionet plastike por fansat i nxjerrin provat! 14/01/2026
“Pandoro Gate”: gjykata vendos për fatin e Chiara Ferragni 14/01/2026
Afrimiteti Dolce-Limi, vjen reagimi i Edit 14/01/2026
Është në pritje të ëmbël? Argjira thyen heshtjen 14/01/2026
La përfundimisht garën, Ilir Vrenozi zbulon arsyen 14/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Mario Dedivanovic pranon hapur homoseksualitetin dhe ka një mesazh për gjithë shqiptarët

19/11/2019
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Mario Dedivanovic pranon hapur homoseksualitetin dhe ka një mesazh për gjithë shqiptarët

Mbrëmjen e djeshme grimieri me origjinë shqiptare, Mario Dedivanovic, u surprizua në mënyrën më të bukur nga Kim Kardashian, me të cilën punon prej më shumë se një dekade. Kim i dhuroi Marios çmimin “Artistic Achievement” në “American Influencer Awards” të organizuar në “Dolby Theatre”. Pasi mori çmimin nga bashkëpunëtorja e tij, Mario mbajti një fjalim shumë emocionues.





Grimieri shqiptar tregoi se jeta për të nuk ka qenë aspak e lehtë në luftën për pranimin e homoseksualitetit të tij nga shoqëria dhe me këtë rast dha një mesazh për gjithë shqiptarët. “Unë jam përpjekur gjithnjë të mos vihem re. Jam përpjekur të jem i padukshëm, që njerëzit të mos më shohin. Babi, e di që të gjithë më thonë se bëj më shumë pas mamit, por kam një sekret për të të treguar. Unë kam duart e tua. Të forta dhe të mëdha! Të mbaj mend teksa hidhje themelet e shtëpisë sonë. Askush s’e shkatërron dot çfarë ti ke bërë, sepse u sigurove të ishte e fortë. Edhe unë kam punuar me duart që mora prej teje!”, ka thënë Mario pasi ka falenderuar Kim Kardashian që ka besuar tek ai.


“Dua gjithashtu të them diçka për motrat dhe vëllezërit e mi shqiptarë. Gjakun tim. Ju kërkoj të gjithëve të hapni sytë dhe zemrën! Sepse shumë fëmijë në botë po rriten mes
frikërash dhe mes dhimbjes, si unë dikur. Shumë të tjerë mendojnë të vrasin veten, si
unë. Sepse kanë frikë të jenë ndryshe për shkak të kulturës dhe mendimit, se familja do t’i paragjykojë. Fëmijë të vegjël janë të frikësuar se prindërit e tyre, vëllezërit, kushërinjtë s’do t’i pranojnë sepse kanë lindur ndryshe. Ne s’jemi ndryshe. Jemi njësoj si gjithë të tjerët, të drejtuar nga dëshira për t’u dashur. Me të drejta të barabarta për të qenë të lumtur. Sot, për herë të parë, qëndroj me shumë krenari si 37-vjeçar gay! Dhe në fund të ditës, ndihem i lumtur sepse jam unë. Babi, edhe një gjë tjetër. Të dua po aq shumë sa mamin!”, ka mbyllur Mario fjalimin me lot në sy. Në fund grimieri shqiptar ka rrëmbyer shumë duartrokitje nga të pranishmit që janë emocionuar nga fjalimi i tij. /revistawho.com

Tags: cmimgaykim kardashianmario dedivanovicmesazh per shqiptaret
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Kendall Jenner mohon operacionet plastike por fansat i nxjerrin provat!
Breaking News

Kendall Jenner mohon operacionet plastike por fansat i nxjerrin provat!

14/01/2026
“Pandoro Gate”: gjykata vendos për fatin e Chiara Ferragni
Breaking News

“Pandoro Gate”: gjykata vendos për fatin e Chiara Ferragni

14/01/2026
Afrimiteti Dolce-Limi, vjen reagimi i Edit
Breaking News

Afrimiteti Dolce-Limi, vjen reagimi i Edit

14/01/2026
Është në pritje të ëmbël? Argjira thyen heshtjen
Breaking News

Është në pritje të ëmbël? Argjira thyen heshtjen

14/01/2026
La përfundimisht garën, Ilir Vrenozi zbulon arsyen
Breaking News

La përfundimisht garën, Ilir Vrenozi zbulon arsyen

14/01/2026
Rihanna publikon për herë të parë imazhin e djalit të saj!
Breaking News

Bebi nr.4 është rrugës? Rihanna na bëri lëmsh!

14/01/2026
Next Post
Këngëtari shqiptar tregon pse u rikthye pas 6 vitesh në ‘Kënga Magjike’ dhe kush meriton 30 pikë

Këngëtari shqiptar tregon pse u rikthye pas 6 vitesh në 'Kënga Magjike' dhe kush meriton 30 pikë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera