Ndonëse data zyrtare e vendosjes së pemës së vitit të ri është 6 dhjetori, duket se shumë personazhe nuk kanë pritur dot deri në këtë moment. Një prej tyre është dhe Arilena, e cila ka zgjedhur që dritat e pemës t’i ndezë mbrëmjen e sotme.
“Nuk mund të prisja më gjatë. Krishtlindjet janë këtu. Koha ime e preferuar e vitit”, ka shkruar këngëtarja krah pamjes ku duket se është duke vendosur zbukurimet në pemën e bardhë në shtëpi.
Kujtojmë se vetëm dy ditë më parë, Arilena publikoi dhe projektin e saj muzikor më të fundit me titull ‘Doja’, i cili ishte një bashkëpunim me Flori Mumajesin dhe deri më tani numëron 1 milion klikime në kanalin e ‘Youtube’./revistawho.com
https://www.instagram.com/p/B5I1PlynWu0/