Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Heidi Baci: Pas 10 vitesh e shoh veten në politikë! 23/01/2026
Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time! 23/01/2026
“Asaj i qesh fytyra”, motra e Mateos zbulon detaje: Më tregoi për Brikenën vetëm kur hyri në BBV! 23/01/2026
“I kam si motra”, Paris Hilton: Rita dhe Bebe, të bukura brenda dhe jashtë! 23/01/2026
“Një virus ndryshoi gjithçka”, rrëfimi prekës i Kledi Kadiut për të birin: Pse atij dhe jo mua? 23/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

“E kam shkruar për 20 minuta, me lot në sy”, Manjola Nallbani zbulon poezinë e parë që krijoi për një këngë

22/11/2019
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
“E kam shkruar për 20 minuta, me lot në sy”, Manjola Nallbani zbulon poezinë e parë që krijoi për një këngë

Mbrëmjen e kaluar, e ftuar në “Këndo këngën time”, ishte këngëtarja shumë e dashur, Manjola Nallbani. Ajo ka rrëfyer shumëçka për muzikën dhe hitet e padiskutueshme të shumë viteve më parë. Ajo i ka cilësuar këngët e viteve ’90 si këngë të shkruara me shpirt, ndaj kanë mbetur në memorien e të gjithëve edhe pse kanë kaluar shumë vite. Ndër të tjera, Manjola ka zbuuar se poezinë e parë që ka shkruar për këngë ka qenë “Lufton Drenica”, një krijim mjaft i ndjerë. “Është kënga ime, unë jam autore aty sepse është poezia e parë që kam shkruar për këngë. Ka një arsye pse i kam shkruar ato vargje në 20 minuta, sikur të isha poete, duke parë lajmet e TVSH-së. Ishte momenti i luftës në Kosovë dhe lajmet po jepnin shqiptarët nga zona e Drenicës si po i dëbonin. “Pata emocione të jashtëzakonshme, shkruaja dhe qaja duke parë ato pamje”, shprehet Manjola. Ndër të tjera ajo ka shtuar se është ndjerë më fat që me anë të këngës, fjalës së saj ka dhënë një kontribut modest, por për të është një moment që nuk ka për ta harruar kurrë. “Unë kujtoj burra nga 70-80 vjeç që ju rridhnin lotët kur vinin në koncerte, donin të ishin të pranishëm të gjithë për të dhënë një kontribut modest, sepse ka shumë që kanë dhënë edhe më shumë pa diskutim. Por është fat për një artist të jetë pjesë e një emocioni të tillë, të ruajë kujtime të tilla”, thotë këngëtarja, duke i emocionuar edhe të pranishmit të cilët e kanë duartrokitur menjëherë.






Tags: Kengelotlufton drenicaManjola Nallbanipoezi
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Heidi Baci: Pas 10 vitesh e shoh veten në politikë!
Breaking News

Heidi Baci: Pas 10 vitesh e shoh veten në politikë!

23/01/2026
Deklarata e Mateos, reagojnë familjarët e Brikenës: E kaluara private nuk është material loje…
Breaking News

“Asaj i qesh fytyra”, motra e Mateos zbulon detaje: Më tregoi për Brikenën vetëm kur hyri në BBV!

23/01/2026
“I kam si motra”, Paris Hilton: Rita dhe Bebe, të bukura brenda dhe jashtë!
Breaking News

“I kam si motra”, Paris Hilton: Rita dhe Bebe, të bukura brenda dhe jashtë!

23/01/2026
“Një virus ndryshoi gjithçka”, rrëfimi prekës i Kledi Kadiut për të birin: Pse atij dhe jo mua?
Breaking News

“Një virus ndryshoi gjithçka”, rrëfimi prekës i Kledi Kadiut për të birin: Pse atij dhe jo mua?

23/01/2026
Bes Kallaku në një marrëdhënie të re? Ja detaji që na bëri të dyshojmë!
Breaking News

Bes Kallaku në një marrëdhënie të re? Ja detaji që na bëri të dyshojmë!

22/01/2026
Nga skandali në rikthim: Chiara Ferragni nis një kapitull të ri me brandin ndërkombëtar!
Breaking News

Nga skandali në rikthim: Chiara Ferragni nis një kapitull të ri me brandin ndërkombëtar!

22/01/2026
Next Post
Bleona falenderon publikisht Bes Kallakun: E lumtur që kinematografa shqiptare është rigjallëruar

Bleona falenderon publikisht Bes Kallakun: E lumtur që kinematografa shqiptare është rigjallëruar








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera