Mbrëmjen e sotme Luana Vjollca si asnjëherë më parë është ulur në karrigen e të intervistuarit në emisionin e saj “Shiko kush luan”. Ramadan Krasniqi, me të cilin ajo ka bashkëpunuar në muzikë, ka bërë rolin e intervistuesit dhe i ka drejtuar Luanës disa pyetje që e kanë emocionuar shumë. Gjatë intervistës moderatorja është pyetur se cila është dëshira e saj më e madhe dhe pas përgjigjes Luana ka marrë shumë duartrokitje. “Nuk është se nuk e kam në mend, e di saktësisht çfarë nuk kam realizuar ende. Dyshimi i vetëm është a duhet ta them në kamera apo jo, sepse zakonisht kam qejf t’i bëj gjërat dhe veprat të flasin vetë, se sa t’i them dhe ndoshta nuk e realizoj dot. Megjithatë po punoj fort drejt kësaj gjëje. Ëndrra ime ka qenë gjithmonë që të vij në ndihmë të fëmijëve në nevojë, duke qenë se jam rritur vetë pa baba, kështu që dua shumë që një ditë të ndihmoj fëmijët në nevojë”, është shprehur Luana.
https://www.instagram.com/p/B5OOSMYlbHB/
Më pas moderatorja ka dhënë një mesazh për vajzat, që janë rritur pa figurën atërore njësoj si ajo. “Unë jam rritur në një familje vetëm me vajza. Gjithçka që është arritur është bërë me forcën e femrës, me heroinën, me mamin. Unë mendoj që femrat dhe zëri i femrës është më i fuqishmi që ka bota. Nëse ka një synim femra ja del, nëse femrat bëhen bashkë e mbështesin njëra-tjetrën nuk ka gjë që do i mposhtë. Kështu që mesazhi im është bëhuni të forta dhe diljani vetë se mundeni”, ka thënë Luana.
https://www.instagram.com/p/B5OPrrblFYO/
Moderatorja ka treguar shpesh se nëna e saj ka qenë një shembull frymëzimi për të, ndaj ajo ka dalë mbanë të ecë përpara duke ndjekur modelin e saj. /revistawho.com