Java e fundit e muajit është optimiste, entuziaste dhe na përgatit për atmosferën festive të dhjetorit. Hëna e re në shenjën e Shigjetarit krijon kushte për fillime dhe projekte të reja, dinamike dhe me perspektivë. Ajo ndikon kryesisht përfaqësuesit e shenjës së Shigjetarit, Binjakëve, Virgjëreshës, Peshqëve, Luanit dhe Dashit të lindur në dhjetëditëshin e parë të shenjës. Mendimet tona do të jenë më të kthjellta në krahasim me periudhën që kaluam dhe intuita jonë nuk do të na gënjejë. Ndjenjat tona erotike do të jenë ndoshta më të përmbajtura, por marrëdhëniet do të jenë më serioze dhe realiste. E enjtja dhe e premtja janë dy ditë mjaft favorizuese për të promovuar ato që ne dëshirojmë, ndërsa fundi i javës është mjaft i përshtatshëm për një riprogramim në financat apo në jetën tonë të përditshme.
DASHI
Optimiste dhe entuziaste do të jetë për ju kjo javë, diçka që përshtatet plotësisht me natyrën tuaj. Mjaft pozitive është situata për ju, si në fushën profesionale ashtu dhe në jetën tuaj personale. Vendosni synime të reja dhe punoni për realizimin e tyre. Nga e mërkura deri të premten do të keni shanse për rritjen e të ardhurave, ndërsa në fund të javës mund të bëni një riprogramim dhe një organizim më të mirë të jetës së përditshme. Përfitoni nga favorizimi që do të keni në 28/11.
DEMI
Jeta juaj personale dhe sentimentale do të ketë interes të veçantë prej kësaj jave dhe deri në 20 dhjetor. Takime të papritura dhe njohje me persona të rinj, të cilët nuk do t’ju lenë aspak indiferent do të keni veçanërisht ju të lindurit në dhjetëditëshin e parë të shenjës. Java ju ofron shanse për të rregulluar detyrimet ekonomike ndaj të tjerëve, tatimeve, bankave si dhe çështjet lidhur me pronën apo pasurinë tuaj. Njëkohësisht do të keni mundësinë për të gjetur një punë apo për të promovuar punën dhe karrierën tuaj përmes kontakteve dhe bisedave me njerëz, të cilët do t’ju mbështesin.
BINJAKËT
Një periudhë e re, më pozitive fillon për marrëdhëniet dhe bashkëpunimet tuaja. Si rezultat ato ekzistueset do të rinovohen dhe do të vendosen në baza të reja, ndërsa ju të tjerët të interesuarit e shenjës për një lidhje të re do të keni gjithë mundësitë për krijimin e saj. Hëna e re përballë jush favorizon fillime të reja me perspektivë, veçanërisht për ju të lindurit në dhjetëditëshin e parë të shenjës. Me lëvizjet e duhura dhe trajtim të përshtatshëm të situatës mund të arrini shumë nga ato që dëshironi. Do të ndiheni mjaft mirë nga ana psikologjike, faktor ndihmës në realizimin e projekteve tuaja.
GAFORRJA
Është momenti të ristabilizoni marrëdhëniet dhe bashkëpunimet, që deri tani mund të kalonin probleme apo krizë. Madje do të keni mundësinë të krijoni të reja, të cilat do kenë perspektivë dhe stabilitet dhe mbi të gjitha do të mbështesin projektet tuaja. Në jetën personale kjo javë premton një takim me një person të ri, ndoshta dhe papritur, që do të zhvillohet në një histori dashurie. Në fushën profesionale përvishuni punës dhe merrni përsipër përgjegjësitë që ju takojnë.
LUANI
Një javë dhe një periudhë mjaft e bukur plot optimizëm, gëzim dhe dashuri do të jetë për ju. Flirt, dashuri, gëzime prej fëmijve, momente të bukura me të dashurit do të keni në nivel personal, ndërsa në atë profesional është momenti të filloni një vepër dhe të tregoni gjithë talentin tuaj në të. Ju që jeni në kërkim të një pune tani është momenti të veproni pasi rrethanat ju favorizojnë në gjetjen e saj. Përfitoni nga shanset që paraqiten nga e mërkura deri të premten në çdo drejtim. Krijoni një atmosferë romantike në shtëpi dhe kaloni momente të bukura me të dashurit.
VIRGJËRESHA
Gjatë kësaj jave do të përqëndroheni kryesisht në jetën familjare dhe personale. Hëna e re ju jep mundësinë të bëni fillime të reja si në shtëpi dhe jetën familjare, ashtu dhe në punë apo karrierën tuaj. Shanse dhe favorizim në jetën sentimentale do të keni veçanërisht ju të lindurit në dhjetëditëshin e parë të shenjës. Një takim të papritur apo një dashuri me shikimin e parë mund të keni gjatë kësaj jave. Gjithsesi klima dhe atmosfera e javës është shumë optimiste. Kontakte, biseda dhe bashkëpunime financiare të rëndësishme do të keni gjatë saj.
PESHORJA
Përfitoni nga favorizimi i javës dhe aktivizohuni duke rregulluar çështjet familjare apo profesionale që ju preokuponin deri tani. Jeta juaj e përditshme përmirësohet dhe bëhet më e këndshme, ndërkohë që dhe nga ana psikologjike do të ndiheni më mirë. Do të keni mundësinë të përmirësoni marrëdhëniet dhe financat tuaja. Fundi i javës kërkon prej jush të bëni një programim të mirë të sferës ekonomike.
AKREPI
Gjatë kësaj jave do të preokupoheni me financat dhe përmirësimin e tyre. Përmes kontakteve dhe bisedave që do të keni, pasi gjatë kësaj periudhe keni një talent në komunikim, do të arrini bashkëpunime financiare fitimprurëse. Përfitoni nga favorizimi i periudhës nga e mërkura deri të premten për të arritur ato që dëshironi si në jetën sentimentale dhe erotike ashtu dhe në financat tuaja.
SHIGJETARI
Fillime të reja optimiste, entuziaste dhe me perspektivë si dhe rritjen e të ardhurave premton kjo javë dhe Hëna e re në shenjën tuaj, e cila zhvillohet në 26 nëntor dhe ndikon veçanërisht të lindurit në dhjetëditëshin e parë të shenjës. Është momenti të gjeni zgjidhje për shumë çështje që ju preokupojnë. Fitime ekonomike dhe favorizim do të keni të enjten dhe të premten, ndërkohë që kërkohet një programim dhe një organizim më i mirë në financat në fund të javës. Kryesorja është të mos humbisni masën dhe ta teproni apo të ekzagjeroni në veprimet dhe lëvizjet tuaja gjatë kësaj jave.
BRICJAPI
Me Venusin tashmë në shenjën tuaj do të jeni më joshës dhe do të tërhiqni me lehtësi vështrimin e të tjerëve. Është momenti të rinovoni paraqitjen e jashtme , të përmirësoni marrëdhëniet tuaja dhe të dashuroni. Favorizim të veçantë në jetën sentimentale dhe erotike do të keni ju të lindurit në dhjetëditëshin e parë të shenjës. Kujdesuni për veten dhe gjeni kohën për t’u çlodhur tani që atmosfera është më e qetë dhe më optimiste, pasi nga fundi i vitit do të fillojë një periudhë disi e vështirë për ju. Fundi i javës është i përshtatshëm për kontakte dhe biseda serioze, të cilat do të ndihmojnë në synimet tuaja.
UJORI
Përqëndrohuni në biznesin, karrierën apo punën tuaj. Përmes kontakteve dhe komunikimit të vazhdueshëm do të arrini ato që dëshironi dhe do të dilni fitimtarë ndaj anagonizmit që mund të jetë më i theksuar gjatë kësaj periudhe. Në sferën ekonomike do të ndjeni një farë sigurie gjatë kësaj periudhe dhe do të keni shanse për fitime nga 27 deri në 29 nëntor, ndërsa në jetën sentimentale do t’ju preokupojë një lidhje e fshehtë apo nga e kaluara. Gjithsesi flirti dhe dashuria nuk do të mungojnë nga jeta juaj.
PESHQIT
Një fillim të ri do të bëni në fushën profesionale. Disa nga ju ndoshta do të shijojnë shpërblimin e punës së deri tanishme me një post të ri pune apo me një shpërblim. Gjithsesi është e nevojshme të jeni akoma të përqëndruar në biznesin, karrierën apo punën tuaj. Paralelisht gjeni kohën të dilni me miqtë dhe shoqërinë tuaj, pasi aty mund të gjeni personin që ju intereson apo të takoni dashurinë. Ndihmën dhe mbështetjen e miqve do ta keni në të gjitha drejtimet mjafton ta kërkoni. Biseda të rëndësishme do të bëni dhe këshilla të nevojshme do të merrni gjatë javës.