Kënga e Eneda Tarifës ‘Fairtyle’ ka marrë shumë kritika që në momentin e parë të publikimit. Edhe në You Tube, ajo ka marrë më shumë “mos pëlqime” se sa pëlqime. Pak orë më parë këtë këngë e ka cilësuar si depresive dhe bajat edhe këngëtarja, Linda Halimi.
Ja çfarë shkruan Linda në profilin e saj në Facebook:
“Njerëzit janë lodhur nga këngët vajtuese, dramatike, britma !! Jetojmë në një kohe ku duam ritëm, meqë na kanë mbytur hallet e jetës, dhe duam relaks, kënaqësi, të harrojmë hallet! Mjaft më me kënge depresive !!! U bëmë bajat jo për gje… !!! Sikur na ka ngec disku në replay ! Mirë kaq kisha. Shëndet për të gjithë”.