Angela Martini i ka ardhur në ndihmë një familje në nevojë, që kanë mbetur pa strehë. Modelja shqiptare ndodhet në Shqipëri dhe ka sigurar një shtëpi për një familje me 7 anëtarë. Bashkë me ndihmën e gazetarit dhe mikut të saj, Eraldo Rexho, Angela ka siguruar edhe veshje e ushqim për familjen në nevojë. Modelja ka publikuar në ‘Instagram’ një video në të cilën shihet se kanë marrë shtretër për të gjithë anëtarët e familjes dhe ju kanë premtuar se do t’ju japin gjithçka për të cilën kanë nevojë. “Me iniciativën time dhe ndihmën e mikut tim të mirë Eraldo Rexho ndihmuam me strehim dhe ushqim një familje me 7 anëtarë, të cilët e kanë të pajetueshme banesën e tyre. Hapësira ku i vendosëm u kontraktua për zyrat e selisë së fondacionit, që prej muajsh po punojmë për ta vënë në funksion të shqiptarëve në nevojë. Bashkë mund të bëjmë gjëra të mëdha, ndaj na ndihmoni të rrisim kapacitetet për të ndihmuar të gjitha familjet e prekura nga tërmeti. Ju lutem dhuroni”, ka shkruar Angela në postimin e saj.
https://www.instagram.com/tv/B5arMBdn73q/?igshid=w3dlefpunmnd
Modelja është përgëzuar nga të gjithë ndjekësit e saj dhe ka marrë falenderime nga familja që ndihmoi.