Emrave të njohur të cilët po japin kontributin e tyre për njerëzit të cilët janë dëmtuar nga tërmeti i ditës së hënë, i është bashkuar dhe këngëtarja e njohur shqiptare, Tuna. Me anë të disa fotove të publikuara në rrjetet sociale, Sejdiu ka bërë të ditur se së bashku me kolegët dhe miqtë nga Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria ka mbajtur një konferencë me iniciativën e përbashkët për të mbledhur donacione për ndihmën dhe mbështetjen e viktimave të prekura nga tërmeti në vendin tonë.
Këngëtarja e njohur ka shtuar se ata nuk janë vetë, duke theksuar se dhe ajo do të japë ndihmën e saj në këtë moment të vështirë për Shqipërinë. Tuna ka bërë të ditur të gjitha vendet ku njerëzit mund të drejtohen për të lënë ndihmat e tyre, teksa është kujdesur dhe për organizimin e kësaj mbledhjeje.
Kujtojmë se përveç Sejdiut, edhe emra të tjerë të njohur publikë kanë dhënë ndihmën e tyre duke shkuar në terren me ushqime dhe çdo lloj tjetër ndihmë e cila i është dashur njerëzve./revistawho.com
https://www.instagram.com/p/B5aqg2ulUJb/