Njëjtë si shumica e programeve televizive këtë javë, të cilat anulluan transmetimin e tyre edhe ‘Hell’s Kitchen’ vendosi të mos shfaqej në ekran mbrëmjen e sotme.
Me anë të lidhjeve direkte në ‘Top Channel’, Renato Mekolli ka zbuluar se mbrëmjen e sotme së bashku me stafin dhe konkurrentët e programit të zhvendosen në fshatin e Bubqit, aty ku dhe dëmtimet nga tërmeti kanë qenë mjaft të mëdha.
“Kush ka mundësi vepron, sot më shumë se kurrë duhet të veprojmë. Të gjithë bashkë për njëri-tjetrin. Ne sot ndaluam në njërin nga vendet ku kishte nevojë, në Bubq. Ushqim dhe zemër të ngrohtë. Shqipëri solidare”, ka shkruar Mekolli krah videos ku shfaqet së bashku me kuzhinierët duke gatuar ushqime të ndryshme për njerëzit prezent atje.
Kujtojmë se edhe programi ‘Shiko Kush Luan’, i cili vjen pranë teleshikuesve çdo të shtunë mbrëma, anulloi transmetimin e nesërm në orën 21:00, në respekt të jetëve të humbura nga tragjedia e ditës së martë./revistawho.com
https://www.instagram.com/p/B5dPekdHgC7/?igshid=5z5rku77hp3h