Dhimbja që ka pllakosur Shqipërinë në ditët pas tërmetit është mjaft e madhe. Megjithatë edhe mbështetja e marrë nga shumë njerëz ka qenë disi lehtësuese për vendin. Edhe skuadra e njohur e Malagës ka bërë një gjest mjaft të veçantë para se të niste ndeshjen. Futbollistët kanë veshur bluza të bardha, ku shkruhej “Lutu për Shqipërinë”, një veprim që i ka emocionuar të gjithë. Kujtojmë se pjesë e kësaj skuadre janë edhe dy futbollistë shqiptarë, Keidi Bare dhe Armando Sadiku.
https://www.instagram.com/p/B5d1hGeI8c1/?igshid=11qijk3q01azo